Lajme

Albulena Haxhiu: Martin Berishaj s’po ikë, do t’i përgjigjet drejtësisë kudo që thirret

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 28 April 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka në seancën e Kuvendit të Kosovës, folur sot për skandalin e ambasadorit Martin Berishaj, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo tha se Martin Berishaj nuk është duke i ikur drejtësisë dhe se do të iu përgjigjet çdo thirrje që do të bëhen nga institucionet.

“Rasti i Martin Berishajt ka qenë një lutë në kuadër të zgjedhjeve në Slloveni, pra pak para zgjedhjeve një medium që ishte Planet Tv i vetmi, kishte thënë se ekziston ky skandal financiar dhe një në një konferencë për media zoti Gollok kryeministër në ardhje ka treguar edhe për vërtetimin që vetë institucioni administrimit financiar apo inteligjenca ekonomike në Slloveni që ka dëshmuar që të gjitha të hyrat janë në rregull”, ka thënë Haxhiu.

-Advertisement-

Ajo po ashtu shtoi se Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur hetimet për deklarimet e pasurisë.

“Këtu në këtë Kuvend u përmend ose u deklaruar se thuajse zotëri Martin Berishaj po i ik drejtësisë, po kërkohet nga drejtësia nuk po gjendet askund, zoti Martin Berishaj do të jetë në secilën apo do të i përgjigjet secilës kërkesë që institucionet e Republikës së Kosovës apo në Slloveni apo në Kroaci do të ia bëjnë siç jeni në dijeni edhe Agjencioni Kundër Korrupsionit ka nisur hetimet për deklarimet e pasurisë dhe prisni institucionet dhe prisni qëndrimet e institucioneve në raport me këtë çështje”, ka deklaruar ministrja./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera