Lajme

Albin Kurti tregon se a kontrollohet Vetëvendosja nga Dejona Mihali

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 21 February 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se akuzat e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, janë të pavërteta dhe të pasakta.

“Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, ka thënë ai.

Antarja e VV-së, Dejona Mihali u tha se kontrollon këtë subjekt politik. Këtë e deklaroi deputeti, Haki Abazi.

-Advertisement-

A kontrollohet VV nga Dejona Mihali, flasin deputetët e kësaj partie

“Zonja Mihali nuk ka qenë pjesë e votimeve, nuk ka qenë pjesë e listës së deputetëve, nuk ka qenë në garën e brendshme për zgjedhjet brenda Lëvizjes Vetëvendosje, por, është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me grupin parlamentar dhe vendimmarrjet që bëhen aty”, kishte thënë Abazi.

Prokuroria Speciale ka nisur intervistimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Dehari.

I pranishëm ishte edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i cili ka bërë kërkesë që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të Abazit në Prokurori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera