Lajme

Albin Kurti: Po ta kisha marrëveshjen sekrete Thaçi – Vuçiq, nuk do të ishte më sekrete

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 25 March 2020

Disa herë, deputetët, sidomos ata të LDK-së që thirren mocionin e mosbesimit, i thanë Albin Kurtit, që pse nuk e solli marrëveshjen në Kuvend në mes të Hashim Thaçit e Aleksandar Vuçiqit.

Kjo duke thënë që nuk besojnë që ekziston një gjë e tillë, shkruan gazeta inFokus.

E kur Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, mori fjalë iu përgjigj duke thënë që po ta kishte atë marrëveshje, pa asnjë mëdyshje do ta sillte në kuvend.

-Advertisement-

“Po ta kisha marrëveshjen sekrete Thaçi Vuçiq, nuk do të ishte më sekrete”, tha Kurti.

Megjithatë, ai tha që iu siguroj që ka marrëveshje të tillë, e që sipas tij ishte pikërisht ajo që edhe pruri seancën për rrëzimin e Qeverisë Kurti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera