Albin Kurti nuk kursen as drejtuesit e suksesshëm të ndërmarrjeve publike
Autori: Gazeta inFokus
14:21 | 24 April 2020
Qeveria e Kosovës nëpërmjet bordit të ri, të caktuar një ditë më parë, ka shkarkuar drejtorin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi.
Bazuar në raportin e Performancës së Ndërmarrjeve Publike, mbi të cilin është marrë vendimi për shkarkimin e Thaçit, nga 17 Ndërmarrje Publike Qendrore, KEK del të jetë e vetmja me performancë të mirë financiare.
Kjo ndërmarrje publike, vitin 2019 e ka mbyllur me 23 milionë euro profit që shënon një rritje rekord prej 30% me shumë sesa vitin paraprak.
Të hyrat e realizuara për periudhën raportuese, Janar – Nëntor 2019, kanë arritur shumën prej 166.9 milionë euro, nga kjo shumë vetëm nga eksporti i energjisë elektrike janë realizuar 20 milionë euro.
Derisa ndërmarrjeve tjera iu ka gjetur një varg shkeljesh e lëshimesh menagjeriale KEK është radhitur në top listën e këtij raporti të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, përkatësisht Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, e që është hartuar nga një auditor i jashtëm.
Sipas këtij raporti KEK vazhdon të jetë “një korporatë financiarisht e vetë qëndrueshme, ka vazhduar të investoj në projekte kapitale me mjete vetanake, në kapacitete e saj prodhuese dhe gjeneruese të energjisë elektrike si dhe investimeve kapitale në përmirësimin e ambientit”.

Po ashtu në të gjitha kategoritë Korporata Energjetike e Kosovës është vlerësuar maksimalisht nga të gjitha ndërmarrjet tjera.
Pikë maksimale, prej 4.97 nga 5 sa është maksimalja kjo ndërmarrje ka marr për implementimin e politikave të Bordit, raporton gazeta Infokus.

Menaxhimi financiarë është vlerësuar me 4 pikë, ndërsa auditimi është vlerësuar me 3 pikë.
Edhe transparenca e kësaj ndërmarrje publike është vlerësuar jashtëzakonisht mirë nga ky auditim i pavarur.

Në të gjitha këto kategori pikë më të larta se sa KEK nuk ka marr asnjë nga të gjitha ndërmarrjet publike qendrore.
Auditori ka vlerësuar edhe angazhimin dhe përgjegjësin e lartë që ka treguar kjo ndërmarrje në raport me aksionarin përkatësisht Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.


T� tjera
-
Alba Pollozhani i reagon Arlindës, ajo e refuzon
Arlinda para disa ditëve kishte folur për një film që planifikonte ta bënte s...
-
Parashikimi i motit për të martën, në zonat malore priten reshje të dendura bore
Të martën parashikohet mot i vranët dhe me reshje shiu, të cilat lokalisht do...
-
Trump sulmon demokratët para zgjedhjeve të mesmandatit: Kandidatët e tyre janë njerëz të rrezikshëm, mbështesin xhihadistët
Në fjalimin e tij të fundit para zgjedhjeve të ndërmjetme të së martës, Donal...
-
Reforma mjedisore, Shqipëria harton kuadrin e ri rregullator për bateritë sipas standardeve të BE-së
Ministria përgjegjëse për Mjedisin ka përgatitur projektvendimin “Për baterit...
-
Situata në Polici, Ramadani: Sveçla duhet të ecë n’shpi
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policin...
-
Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulm masiv ditën e zgjedhjeve në SHBA, kërkon presion maksimal ndaj Moskës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për një sulm të ri ...
-
Veliaj tha se iu kërkua t’ia delegonte Bashkinë, reagon Arbër Hajdari: Nuk kam lidhje me këtë histori
Arbër Hajdari ka reaguar pas pretendimeve të Erion Veliajt se i ishte kërkuar...
-
Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit
Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar do të merr...
-
Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamengot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes
Gjatë intervistës për “Channel 5” me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, kry...
-
Përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje në trafik në qendër të Prishtinës
Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur para rreth një ore në qend...
-
Halilaj: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh është shifër mashtruese, kjo qeveri po e zbraz Kosovën
Durim Halilaj, drejtor i Financave në Komunën e Gjakovës dhe anëtar i Kryesis...
-
Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja
Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për r...































