Fokus

Albin Kurti në opozitë me palestinezët e në pushtet me Izraelin

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 09 October 2023

Tashmë janë bërë gati normale ndryshimet drastike të deklaratave e të qëndrimeve të Albin Kurtit e partisë së tij që po e mban pushtetin qe më shumë se dy vite.

Një ndryshim tjetër i madh i kësaj partie dhe liderit të saj është përkrahja ndaj Izraelit pas ngjarjeve të fundit në mes të këtij shteti dhe Palestinës, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa sa ishin në opozitë deklaratat e tyre fuqishëm përkrahnin Palestinën ndërsa tani si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti publikisht i doli në përkrahje Izraelit, e natyrisht që edhe partia e tij po i bashkohet në këto qëndrime.

-Advertisement-

“Republika e Kosovës dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit. Mendimet tona janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe tepër sfiduese. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit”, ka shkruar kryeministri në Twitter, derisa edhe është falënderuar nga Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

Mirëpo, e njëjta parti sa ishte në opozitë përmes reagimeve publike që vazhdojnë të jenë të publikuara ende në faqet e tyre zyrtare kërkonte reflektimin e Izraelit që të ndalin “krimin” që po ndodhte sipas tyre në Palestinë duke thënë se shteti i Kosovës e di mirë se çdo të thotë të jesh i pushtuar, shkruan Gazeta Infokus.

Kujtojmë se për herë të parë pas 50 viteve Izraeli të shtunën ka shpallur gjendje lufte.

Deri tani civilët kanë paguar çmimin më të lartë të luftës mes forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit.

Më shumë se 500 objektiva të Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës u goditën gjatë natës së mbrëmshme, sipas Forcave Ajrore izraelite (IAF).

Sipas IAF  avionët luftarakë dhe helikopterët, avionët dhe artileria goditën objektivat. Gjithashtu janë goditur shtatë qendra komanduese të Hamasit dhe një qendër komanduese të Xhihadit Islamik.

Zyrtarët palestinezë shëndetësorë kanë deklaruar se 413 persona janë vrarë në Gaza që nga fillimi i sulmeve ajrore izraelit, derisa një familje ende po mbahet peng në Izrael./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera