Lajme

Albin Kurti i kënaqur me rezultatet: Jam i gatshëm të punojë më secilin kryetar

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 18 October 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i gatshëm të punojë më secilin kryetar në komunat e Kosovës.

Përmes konferencës për media, Kurti i ka uruar të gjithë kandidatë që kanë fituar, shkruan Gazeta Infokus.

“Jam etur të punojë më secilën komunë, në mënyrë qe vlera tona të përbashkëta të arrijnë në secilën shtëpi. Jam i gatshëm të punojë më secilin kryetarë i cili është i gatshëm të bëjë reformë të thellë.Urime të gjitha kandidatëve, kjo është festë e thellë e demokracisë”, ka deklaruar Kurti.

-Advertisement-

Derisa është shprehur i kënaqur më rezultatet që ka arritur, ndonëse nuk ka fituar asnjë komunë pa balotazh.

“Jemi të kënaqur më këtë që kemi arritur. Para një dekadë kur kemi pasur përfaqësuesit e parë në institucion ishim të tretët brenda 10 vjetëve jo vetëm që jemi grup më i madh parlamentarë por edhe jemi subjekti më i madh se tri partitë e vjetra së bashku. Tash jemi të parët edhe sa përket zgjedhjeve parlamentare edhe sa për këtë zgjedhjeve lokale. Tash që jemi të parët na bënë më të kënaqur sepse kurrë nuk kemi qenë më të parët. Në balotazh synojmë fitore”, ka thënë Kurti.

Derisa ka bërë të ditur se gjatë ditë së sotme do të takohet më kandidatët për kryetarët të cilët kanë shkuar në balotazh./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera