Fokus

Albana Bytyqi tregon se si e “keqtrajtuan” meshkujt në kohën e fushatave

Autori: Ermirë Berisha 21:58 | 12 October 2022

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka rrëfyer një moment mjaftë prekës nga jeta e saj, shkruan Gazeta inFokus.

Bytyqi me plot emocione iu ka dhënë përkrahje morale të gjitha grave, ku për emisionin Gratë N’Fokus me Era Berisha, ka ndarë një histori nga jeta e saj personale, e cila i ka ndodhur në kohën e fushatës zgjedhore.

“Tash po e tregoj një moment gjatë fushatës në vitin 2021, shkova sepse e kisha një tubim ku të gjithë ishin meshkuj edhe unë po shkoj si e ftuar edhe tu hi brenda, po më thonë jo s’ka lidhje, ti nuk bon me kanë këtu se janë të gjithë meshkuj edhe po e kqyri unë atë person, e po i them s’ka lidhje se edhe unë jam kandidate për deputete ,kshtu që më duhet me pas përkrahjen e juve, jo, jo se keq tha nuk bon, pastaj dola jashtë dhe fillova po qajë edhe thom pse? Vetëm pse unë jam femër nuk po meritoj me qenë në mesin e meshkujve, apo meshkujt po tuten prej meje edhe kjo mboni me u ni shumë keq. Edhe unë menjëherë vazhdoj ta kem një tubim tjetër, ku të njëjtin tubim ishin të gjithë meshkuj dhe aty më pranuan shumë mirë dhe kjo më motivoi që nuk qenkan të gjithë të njëjtë, por ka shumë raste kur ti ndjehesh keq, ka raste ku ndalesh e mendon a muj me ia dalë”, shprehet deputetja./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera