Sport

Alban Shillova flet pas rikthimit në fushat e blerta, ka një mesazh edhe për sfidën ndaj Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 26 October 2020

Sulmuesi i Prishtinës, Alban Shillova, pas disa muajve mungesë për shkak të lëndimit të dielën është kthyer në fushat e blerta, shkruan Gazeta inFokus.

Shillova zhvilloi 25 minuta në humbjen e Prishtinës të nga Gjilani me rezultat 2-0.

Ai në një prononcim për faqen zyrtare të klubit ka folur për rikthimin e tij në fushë si dhe për mundësinë ideale që e pati në sfidën ndaj gjilanasve.

-Advertisement-

“U ndjeva shumë mirë që u ktheva sërish në fushë, megjithëse kthimin e prisja edhe më herët, por lëndimi kishte bërë të veten. Gjithsesi do të ndihesha edhe më mirë dhe jo i zhgënjyer sikur do të përfundonte rezultati ndryshe nga ai që përfundoi. Pata një rast ideal, atë e kam punë, për mendimin tim e mendova gjuajtjen mjaft mirë, por dje portieri Koliçi ishte thjesht i pamposhtur, deklaroi sulmuesi prishtinas.

Tutje ai foli edhe për ndeshjen e ardhshme, atë ndaj Ballkanit, ku tha se në Suharekë shkojnë për pikë të plota.

“Tani na pret ndeshja të mërkurën me Ballkanin. Mision i vështirë, por jo i paarritshëm. Ne shkojmë për pikët e plota për çka kam besim të plotë në grupin e lojtarëve që kemi pasi këtë gjë e kanë dëshmuar me lojë. Ne na duhet të na përcjell pak edhe fati më shumë, sidomos më shumë se sa në ndeshjen e djeshme”, përfundoi Alban Shillova.

Ballkani – Prishtina zhvillohet në mërkurën nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera