Lajme

Alban Rraci – Djali i ish kryetarit të ndjerë të Klinës, kandidat për deputet nga LDK-ja

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 04 December 2024

Alban Rraci, ekonomist dhe afarist i njohur, është një ndër kandidatët për deputet që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet ta konfirmojë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm.

Emri i tij është i lidhur ngushtë me trashëgiminë e babait të tij, Ismet Rraci, ish-kryetar i Klinës, një figurë e respektuar jo vetëm nga qytetarët atje por nga të gjithë, që u vra në rrethana ende të pasqaruara në prill të vitit 2001.

Vrasja e tij tronditi gjithë Kosovën duke e njohur edhe si një intelektual një njeri i urtë dhe me karrierë të pastër në fushën e arsimit dhe aktivist i shquar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

 

Ish kryetari i Klinës, Ismet Rraci dhe presidenti historik, Ibrahim Rugova

 

Ndërsa i biri i tij Albani në moshën 40-vjeçare, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si bashkëthemelues i fabrikës së letrës së lagur “Happy” dhe kompanisë së distribuimit “AlmGroup.”

Kompania “AlmGroup” është ndër eksportuesit më të mëdhenj në vend, duke punësuar rreth 140 punëtorë dhe duke kontribuar ndjeshëm në ekonominë e Kosovës.

Përtej suksesit të tij në biznes, Albani gëzon mbështetje të fuqishme nga qytetarët e Klinës dhe strukturat e LDK-së, ku aktualisht shërben si kryetar i degës së partisë në këtë komunë.

Emri i tij mbart një peshë të veçantë në mesin e qytetarëve, jo vetëm për shkak të angazhimit të tij profesional, por edhe për trashëgiminë dhe respektin që lidhet me emrin e babait të tij, Ismet Rraci.

Me këtë kandidaturë, Albani synon të vazhdojë rrugën e shërbimit ndaj qytetarëve dhe të japë një kontribut të fuqishëm në zhvillimin e Kosovës, duke u mbështetur në përvojën dhe suksesin e tij si ekonomist dhe afarist.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera