Lajme

Alban Hyseni tha se u zgjidhi problemin financiar, shuhet KB Drita shkaku i parave

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 04 November 2024

Klubi basketbollistik i qytetit të Gjilanit, KB Drita, është shuar si shkak i problemeve financiare. Në gusht të këtij viti, kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, kishte deklaruar se KB Drita i ka kaluar krizat financiare.

Lajmi është bërë i ditur nga kapiteni i kësaj skuadre, Qëndrim Demi.

“Përfundon rrugëtimi i klubit të basketbollit “Drita” meshkujt . Një klub me një histori të pasur dhe një trashëgimi të ndërtuar me mund e përkushtim nga breza të tërë, sot po mbyll kapitullin e tij të rëndësishëm në fushën e sportit.
Drita nuk ishte vetëm një klub, ishte simbol i pasionit dhe i bashkimit të komunitetit tonë. Ishte vendi ku qindra të rinj u formuan, ku fëmijët dhe të rinjët e gjetën shpresën dhe krenarinë përmes sportit. Mirëpo, për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së mbështetjes së duhur, ky udhëtim ka ardhur në fund.
Ndonëse “Drita” sot shuhet, shpresa mbetet që një ditë të rilindë për t’i dhuruar komunitetit tonë sërish atë ndjesinë e veçantë që vetëm një klub si ky mund të ofronte”, ka thënë ai.

Megjithatë, Hyseni kishte deklaruar në gusht të këtij viti se klubi basketbollistik i Gjilanit veçse kishte tejkaluar problemet financiare.

-Advertisement-

Madje, thoshte se klubi po synon majat e basketbollit vendor.

“Më në fund, pas një angazhimi të gjatë e aspak të lehtë, K.B. DRITA tashmë ka zgjidhur problemin financiar. Bashkërisht po synojmë majata e basketbollit vendor. Shumë shpejt, K.B Drita rikthehet në basketboll cilësor e atmosferë të zjarrtë“, deklaroi Hyseni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera