Alarmon Armand Duka, nesër prezantohen trajnerët e rinjë te Kombëtarja
Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 26 November 2018
Një njoftim “rrufe” i Federatës Shqiptare të Futbollit ka shkaktuar habi të madhe te të gjithë.
Viti skandaloz i kombëtareve me rezultatet duket se ka ndikuar drejtpërdrejtë dhe te e ardhmja e trajnerëve të moshave. FSHF njofton se nesër (të martën) prej orës 11:00 do të bëhet prezantimi i emrave të rinj të trajnerëve të moshave. Kjo do të thotë se do të ketë largime nga këto poste.
“Federata Shqiptare Futbollit ju fton nesër, e martë, ora 11:00, në një konferencë për shtyp ku do të prezantohen trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. Konferenca do të mbahet pranë zyrave të FSHF”, – shkruhet në njoftimin e FSHF-së, por nuk bëhen të ditur emrat që do të marrin drejtimin.
Kombëtarja U-15 deri tani drejtohet nga Eqerem Memushaj e duket se do të vazhdojë të jetë sërish në krye të këtij stoli. Telesport mëson se trajneri i Shqipërisë U-17, Xhemal Mustedanagic, do të lërë pozicionin e trajnerit pranë kësaj grupmoshe dhe bashkë me te dhe ai i U-19, Erjon Bogdani. Ende nuk dihen zëvendësuesit e tyre, por të paktën këta të dy do të largohen. Ende nuk ka diçka të qartë për të ardhmen e Bushit në krye të U-21. Megjithatë, gjasat janë që numri një i stolit të largohet. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kishte paralajmëruar ndryshime për të gjithë grupmoshat në një deklaratë të tij të para pak ditëve.
Të tjera
-
Aksident tragjik në Dragash, humb jetën nëna 42 vjeçare dhe e bija 3 vjeçare
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Dragash ku kanë humbur jetën një nënë së b...
-
Presidenti Biden me Emisar Special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duhet të emërojë një ‘emisar s...
-
Kosova e akuzonte për tjetërsim pronash, dëshmia e tij mund ta çojë në burg Gjukanoviqin: Kush është biznesmeni malazez që u kap në Britani?
Biznesmeni malazez, Dushko Knezheviq, u ekstradua nga Britania e Madhe për në...
-
KQZ me tender për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera në vendvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar njoftimi për ko...
-
Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 6 ballë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 6 goditi provincën Ishikawa të Japonisë mëngjesin e k...
-
Fillon testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 policëve
Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Një...
-
Popullsia shqiptare po plaket me ritmin më të lartë në Europë
Shqipëria ende është një nga vendet me popullsinë më të re në Europë, por gja...
-
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari” – Qytetari rrepësisht kundër komunitetit LGBTIQ+
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari”, kështu u shpreh një qytetar i P...
-
Kosovari plἀgos me thiḳë gruan e tij në Austri
Një 37-vjeçar nga Kosova mësohet se ka sulmuar dhe e ka plagosur me thikë gru...
-
Ish-ushtaraku kapet duke spiunuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Si rezultat i një operacioni special, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës arresto...
-
Edward Joseph: Biden duhet të emëroj emisar special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara (ShBA), Joe Biden, duhet të emërojë një ‘e...
-
Javën e kaluar në spitalin e Pejës u lindën 14 djem e 10 vajza
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se javën e kaluar në këtë spital u...