Ekonomi

Alarmojnë ekspertët e sigurisë, paratë e klientëve të Bankës Ekonomike në rrezik nga hakerët

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 24 April 2020

Derisa Banka Ekonomike nuk ka thënë asnjë fjale për sulmin më të madh kibermetik që i është bërë këtij institucioni financiare, ekspertët e sigurisë së informacionit alarmojnë për rrezikun që u kanoset parave të klientëve.

Mentor Hoxhaj, ekspert i sigurisë së informacionit thotë se paratë në llogaritë personale të klientëve janë të rrezikuara, nëse të dhënat e hakuara përmbajnë të dhënat bankare!

“Bankat janë në vazhdimësi të sulmuara nga hakerët”, thotë ai duke bërë të ditur se këtë fakt institucionet financiare e kanë fshehur në vazhdimësi, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Dhe në të kaluarën ne kemi shprehur brengosjen tonë që bankat janë duke fshehur se janë hakuar”, bënë të ditur Hoxhaj.

Sipas tij, kjo bëhet për të mos humbur besueshmërinë e klientëve dhe për të mos pasur nevojë të investohet në sigurinë e të dhënave, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, tashmë bëhet e ditur se në tregun e zi janë nxjerrë nga hakerët rreth 70 gb të dhëna të BAnkës Ekonomike, që përfshijnë të dhëna personale të klientëve dhe informacione për transaksionet e bankës.

Gazeta inFokus është në pritje të përgjigjeve nga zyrtarët e kësaj banke, të cilët deri në këtë kohë nuk kanë dhënë asnjë informatë se deri në cfarë mase ka qenë dëmi i shkaktuar nga hakerët.

Gazeta inFokus ka raportuar se grupi i hakerëve “DopplePaymer ransomëare” të njohur për sulme ndaj korporatave të mëdha ka sulmuar Bnkën Ekonomike. Këto të dhëna janë tashmë publike online./Gazeta inFokus/

Etiketa:
Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy