Fun & Video

Alarmi i peshkaqenëve

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 12 May 2017

Kujdes! Po rrethoheni nga gati 15 peshkaqenë të mëdhenj të bardhë. Duhet të dilni sa më shpejt nga uji, por duke e ruajtur qetësinë”.

Rojet Bregdetare në plazhin Kapistrano të Kalifornisë i kanë kërkuar me altoparlantë sërfistëve të zonës që të largoheshin me urgjencë nga vendi ku peshkaqenët ishin afruar rrezikshëm. Por, zor se mund të ruhet qetësia përballë një njoftimi të tillë.

Helikopterët e forcave të rendit e kanë filmuar nga lart grupin e grabitqarëve të pamërshirshëm. Stafi i departamentit lokal të sigurisë dëgjohet në filmim duke thënë se si njëri prej peshkaqenëve ishte gati 3 metra i gjatë. Peshqit e mëdhenj mishngrënës u pikasën në afërsi të vendit të njohur si Dana Point, pranë së cilës një grua u kafshua muajin e kaluar, po prej një peshkaqeni.

-Advertisement-

Autoritetet kanë paralajmëruar mbi rrezikun që paraqet kjo zonë, ku ka pasur disa herë raportime për shfaqjen e peshkaqenëve. Në disa raste, njerëzit i kanë parë që nga bregu. Sipas ekspertëve të jetës nënujore, ujrat e ngrohtë të Kalifornisë dhe rezervat e bollshme ushqimore shërbejnë si magnet për grabitqarët tmerrues, duke i afruar deri në vijën e bregdetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera