ALARMANTE: Drejtorët e klinikave në QKUK tejet të shqetësuar, pacientët në panik

Autori: Ermirë Berisha
21:14 | 30 June 2022
Numri i rasteve me virusin Covid-19 ka filluar të rritet dukshëm, por të shkosh për trajtim në spital e të mos ketë kush të kujdeset për ty padyshim që është shumë shqetësuese, kjo shpeshherë mund të përkeqësojë edhe më shumë gjendjen shëndetësore të pacientëve, shkruan Gazeta inFokus.
E kjo është një situatë e cila për 7 muaj rresht çdo ditë i ka shoqëruar pacientët të cilët kanë qenë të hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Janë 6 klinika të cilat kanë shprehur shqetësim të jashtëzakonshëm nga mungesa e stafit të mesëm infermieror, ku sipas tyre kjo gjendje mund të ketë pasoja edhe më shumë nëse nuk ndermirën masa nga Ministria e Shëndetësisë.
Drejtori i klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha, ekskluzivisht për Gazetën inFokus ka treguar se si pasojë e virusit Covid-19, numri i pacientëve është rritur, e ajo çka më shumë po e përkeqëson situatën është se për pacientët e hospitalizuar nuk ka kush të kujdeset.
“Por siç dihet gjatë kësaj kohe të pandemisë nevojat për pulmolog kanë qenë shumë të mëdha edhe nevojat e kërkesat e pacientëve kanë qenë normalisht më të mëdha, problemi më i madh i cili na ka përcjell ka qenë problemi i stafit të mesëm për infermierë edhe gjatë kohës së pandemisë edhe sidomos tash që iu është ndërprerë edhe kontrata stafit infermier që kanë ndihmu në kohen e pandemisë edhe momentalisht nevojat janë shumë më të mëdha për stafin infermier edhe këtu në kliniken e pulmologjisë sidomos në ketë kohë gjatë verës ku do të organizohen edhe pushimet vjetore”, ka thënë Dr. Hoxha.
Me të njëjtën brengë është shprehur edhe drejtori i klinikës së Otorinolaringologjisë Dr. Arsim Behramaj.
“Në aspektin e stafit jemi keq, tek ne ka mungesë mjaftë të madhe sidomos të motrave instrumentare që punojnë në sallë mirëpo edhe stafit tjetër qe janë nëpër reparte mirëpo ka mungesë edhe të stafit mbështetës p.sh personat që e bartin pacientin personat që pastrojnë që mirëmbajnë d.m.th. krejt janë në mungesë”, ka deklaruar Behramaj.
Kurse drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, ka treguar se aktualisht si pasojë e mungesës së infermierëve, është e pamundur të funksionojnë me kapacitete të plota.
“Kapacitete të plota të resurseve humane nuk kemi, mjeke i kemi 35 motra i kemi 76 dhe duke e ditur që disa kanë probleme shëndetësore e disa janë në pushime të lehonisë dhe të shtatzënisë atëherë kemi mungesë të stafit sidomos të mesëm”, është shprehur Jashanica për Gazetën inFokus.
Kërkesa të mëdha për infermierë shtesë vazhdojnë të kenë edhe klinikat tjera të cilat funksionojnë në kuadër të QKUK.
Drejtoresha e klinikës së Neonatologjisë, Hajrie Ismaili, ka potencuar se për të filluar një shërbim të ri patjetër duhet të ketë rritje të stafit të infermierëve.
“Stafi specialistik tani për tani i mbulon nevojat, do të fillojmë edhe me një shërbim te ri te cilin mendojmë ta jetësojmë ketë vit shërbimi i transportit neonatal e kemi nevojë ende për staf shtesë”, ka thënë Ismaili për Gazetën inFokus.
Virusi Covid-19 ka shkaktuar dëme edhe të shëndetit mendor, e cila ka bërë të rritet numri i pacientëve.
Kjo mungesë e madhe e numrit të infermierëve ka përkeqësuar situatën edhe në klinikën Neuropsikiatrisë, ku sipas drejtorit, Faton Kullovci, situata është shumë e vështirë.
“Numri i infermierëve është vetëm dyfishi kemi d.m.th. 47 infermierë në kuadër të klinikës së psikiatrisë dhe ky në momente të caktume nuk është numër i mjaftueshëm sidomos në repartin e urgjencës dhe intensives psikiatrike ndonjëherë kemi vështirësi për ti menaxhuar situatat për shkak të mungesës së stafit”, ka deklaruar Dr. Kullovci.
E vulën kësaj situate shqetësuese ia ka dhënë një pacient i cili po trajtohet në Klinikën e Pulmologjisë, duke treguar gjendjen reale brenda klinike./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Publikohet tenderi, për ndërtimin e pesë shkollave të reja
Ministria e Arsimit, e udhëhequr nga ministrja në detyrë Arbërie Nagavci, ka ...
-
Kuvendi lëshon njoftim për seancën që do të mbahet nesër nga ora 11:00
Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftimin për vazhdimin e seancës që do të mbahe...
-
Vazhdojnë dëshmitë për rastin “Banjska”, rrëfehet polici Avni Shala
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdojnë të jepen dëshmi për rastin “...
-
Vengu për 12 Qershorin: NATO solli dritë, jetë dhe dinjitet në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka përkujtuar 12 qershorin e ...
-
Shefja e UNMIK-ut viziton Tërnavën, e uron për Kurban Bajram
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot n...
-
Shefi i Ushtrisë zvicerane viziton Kosovën
Më 12 dhe 13 qershor, Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës, Komandanti i ...
-
KFOR-i shënon 26-vjetorin e themelimit, komandanti: Ushtarët rrezikojnë veten për të siguruar paqe në Kosovë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka shënuar 26-vjetorin e them...
-
Memli Krasniqi bën homazhe para arkivolit të Bujar Bukoshit: Kontributi i tij do të mbetet pjesë e kujtesës sonë historike
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i shoqëruar ...
-
Kosovarja shpëtohet nga vrojtuesit në Shëngjin, rrezikonte të mbytej gjatë notit
Një e moshuar nga Kosova derisa ishte me pushime në Shëngjin është shpëtuar s...
-
Ambasada e SHBA-së: 12 qershori ishte pikë kthese, nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës
Në 26-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Pri...
-
Promovohen dy shërbime të reja në eKosova
Dy shërbime të reja janë promovuar për të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë pl...
-
Jakup Krasniqit i refuzohet kërkesa për lirim të përkohshëm
Jakup Krasniqit i është refuzuar kërkesa për lirim të përkohshëm, të cilën e ...