Fokus

Nesër Bajrami, eskalojnë me çmime të kurbanëve, ja sa kushton prerja e një kurbani

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 05 June 2025

Me afrimin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, qytetarët e Kosovës përballen me sfida të shumta për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të kurbanëve krahasuar me vitet e kaluara, shkruan Gazeta Infokus.

Në vitin 2020, një kurban mund të blihej për rreth 120 euro, ndërsa sivjet çmimet përmes Bashkësisë Islame dhe shoqatave bamirëse janë rritur deri në 160 euro.

Ndërkohë, në tregun e hapur, çmimet variojnë nga 200 deri në 350 euro, çka për shumë familje përbën një barrë të rëndë ekonomike në kushtet e inflacionit dhe ngritjes së përgjithshme të çmimeve.

-Advertisement-

Përveç aspektit shpirtëror, therja e kurbanit është simbol i solidaritetit dhe ndihmës për ata që kanë më pak.

Megjithatë, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë ka bërë një thirrje për qytetarët që therjen e kurbanit ta kryejnë vetëm në thertore të licencuara.Sipas tyre, therja jashtë objekteve të aprovuara përbën shkelje ligjore dhe paraqet rrezik për shëndetin publik.

Pavarësisht vështirësive ekonomike, mesazhi i kësaj feste mbetet i pandryshuar: të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të shfaqim solidaritet në çdo formë të mundshme./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera