Alarmante: Bizneset e huaja po ikin nga Kosova, vendoret po mbyllen (Dokumente)
Autori: Sylejman Sylejmani
09:45 | 17 March 2019
Ndërmarrës vendorë e të huaj po del se janë lodhur me punën në Kosovë.
Kjo ka bërë që shumë prej tyre që nisën aktivitetet biznesore të zbrapsen, shkruan Gazeta inFokus
1657 është numri i bizneseve të shuara në Kosovë në vitin 2018.
Marsi ishte muaji më i keq për biznese, pasi atë muaj u shuan plot 183 biznese.

Muaj aspak më i mirë ishte edhe maji, ku u shuan 168 biznese.
Përveç shtatorit ku u shuan 82 ndërmarrje, në secilin muaj tjetër u shuan nga qindra të tilla.
Kjo bëri që në vitin 2018 të shuhen plot 68 biznese më shumë se në vitin 2017.
Në të dhënat e siguruara nga Gazeta inFokus në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë shihet se shumica e bizneseve të shuara ishin biznese të vogla, me nga një, dy e tre punëtorë.
Në mesin e ndërmarrjeve të shuara janë edhe 17 kompani të huaja që kanë operuar në Kosovë.

Njëra prej tyre është një kompani nga Danimarka e cila numëronte 57 punëtorë.
Sipas të dhënave nga MTI, kjo kompani merrej me aktivitetet e inxhinierisë dhe këshillimit teknik.
Një kompani e huaj e cila numëronte numër më të madh të punëtorëve, ishte edhe një tjetër nga Austria.
Kjo kompani austriake e cila merrej me ndërtimin e objekteve banesore dhe jo banesore i kishte 50 të punësuar.
Një fakt interesant nga bizneset e shuara është se 1592 biznese nga gjithsej 1657 sa u shuan vitin që shkoi i kishin nga vetëm një punëtorë.
268 të tjera funksiononin me nga vetëm dy punëtorë, e 70 të tjera me 3.
Prishtina ishte qyteti me numrin më të madh të bizneseve të cilat iu vë dryni në vitin 2018.
Vetëm në kryeqytet u shuan 264, shkruan Gazeta inFokus.
Qyteti i dytë me numrin më të madh të kompanive të shuara, është Prizreni me 179 biznese.
Prej qyteteve të mëdha, është edhe Gjakova të cilës iu mbyllën shumë biznese, 131 të tilla.
Pas Gjakovës vjen Ferizaji me 116 biznese të shuara, Mitrovica me 105, Gjilani me 70 dhe Peja me 57 biznese të mbyllura. /Gazeta inFokus

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...


































