Lajme

‘‘Alarm për drejtësinë’’, Bajrami pas shkarkimit të Isufajt: Mesazh i rrezikshëm për prokuroritë e gjyqtarët: Kujdes se kë hetoni

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 02 October 2026

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Bajrami, në reagimin e saj, e ka cilësuar si ‘’alarm për drejtësinë dhe për shtetin’’ shkarkimin e Isufajt, duke shtuar se, ‘’sot u dha një mesazh i rrezikshëm për prokurorët dhe gjykatësit: kujdes se kë hetoni dhe kujdes se çfarë vendosni’’.

Postimi:

-Advertisement-

Shkarkimi i kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale është alarm për drejtësinë dhe për shtetin.

Sot u dha një mesazh i rrezikshëm për prokurorët dhe gjykatësit: kujdes se kë hetoni dhe kujdes se çfarë vendosni.

Vota qytetare i jep pushtetit të drejtën të qeverisë, jo të kontrollojë prokurorinë dhe gjykatat. KPK-ja nuk duhet të jetë vegël e asnjë pushteti politik.

Nëse një prokuror mund të largohet sepse vendimet e tij nuk i pëlqejnë pushtetit, atëherë nesër askush në drejtësi nuk mund të ndihet i sigurt kur heton një ministër, një deputet apo cilindo zyrtar të fuqishëm.

Sepse kur pushteti kontrollon institucionet që duhet ta kontrollojnë atë, qytetari mbetet i pambrojtur.

Këtë nuk duhet ta pranojmë si normale dhe nuk do ta pranojmë!

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy