Akuzat e Haki Abazit, Albulena Haxhiu ia tregon derën për t’u larguar nga LVV-ja

Autori: Gazeta inFokus
09:37 | 16 February 2023
Ministrja e Drejtësisë dhe anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se Haki Abazi nuk mund të flasë në emër të Lëvizjes Vetëvendosje kur nuk përfaqëson qëndrimet e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Haxhiu ka thënë se Abazi “duhet të vazhdojë si deputet individual” nëse vazhdon të ketë mospajtime në qëndrime me Lëvizjes Vetëvendosje.
“Unë nuk mund të ndërhyjë si ministre, sikurse as kryeministri Kurti, në çështje që nderlidhen me Kuvendin. Kjo është në kompetencë të plotë të GP të Lëvizjes Vetëvendosje. Në parim mund të them, se personat të cilët nuk përfaqësojnë Grupin Parlamentar, nuk mund të flasin në emër të Grupit Parlamentar”, ka thënë Haxhiu.
“Unë vlerësoj se qëndrimet e tij shumë shpesh bien ndesh edhe me qëndrimet e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ato të Qeverisë. Unë nuk e di se për çfarë e ka fjalën z. Abazi, e presim se çka do të ketë”, ka deklaruar ajo.
E pyetur nëse çështjet e ngritura nga Haki Abazi janë deklaruar në mbledhjet partiake të LVV-së, Haxhiu ka thënë: “Ai nuk është anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm pjesë e Grupit Parlamentar. Andaj nëse do të flasë në emër të tij, duhet të vazhdojë si deputet individual mirëpo jo në emër të Grupit Parlamentar”.
Në një intervistë në RTK të mërkurën, ministrja e Drejtësisë i është përgjigjur edhe akuzave të Abazit mbi “urdhrin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkim”.
Haxhiu ka thënë se nuk ka asnjë vendim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe as të kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Abazit.
“Nuk ka asnjë vendim të partisë, të z. Kurti. Po them edhe një herë, (vendim) të partisë jo, të Grupit Parlamentar është në diskrecion të tyre se kush duhet të shkojë në komisione parlamentare. Është qëndrim i grupit, jo i individit”, ka thënë Haxhiu.

Të tjera
-
Pas dhjetë minutave serbët nisën ankesat, Lukic tha se u godit në kokë gjatë një këndoreje
Shqipëria po përballet me Serbinë në “Air Albania” në ndeshjen eliminatore pë...
-
Djaloshi shqiptar e bën shqiponjën gjatë intonimit të himnit të Serbisë
Dita e sotme e ka sjellur ndeshjen e madhe të Shqipërisë ndaj Serbisë. Kjo...
-
Nis përballja Shqipëri – Serbi, në stadium vazhdojnë të dëgjohen brohorima “UÇK, UÇK”
Shqipëria po përballet me Serbinë më “Air Albania” në ndeshjen eliminatore pë...
-
“Mora fjalë” jehon në stadium, tifozët brohorasin “UÇK, UÇK” para fillimit të ndeshjes
Nën ritmet e këngës “Mora Fjalë”, tifozët shqiptarë klnduan të gjithë së bash...
-
Asistenti i Sylvinhos, Bulku: Urojmë të fitojmë, secili lojtarë do jepte maksimumin sonte
Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë pas pak ndaj Serbisë për t’u përba...
-
Për të shmangur incidente, stadiumi mbulohet plotësisht me rrjetë nga FSHF
Pak minuta para fillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë për Kupën e B...
-
Tifozat Kuq e Zi: Nuk na është lejuar pjesëmarrja në ndeshjen Shqipëri-Serbi
Tifozëve Kuq e Zi nuk iu është lejuar pjesëmarrja në ndeshjen e sotme mes Shq...
-
Pasardhësit e Ademit dhe Hamzës, të pranishëm në stadium kundër Serbisë
Në mesin e 22 mijë e 500 tifozëve që do të jenë sonte të pranishëm në “Air Al...
-
Formacion sulmues i Shqipërisë ndaj Serbisë
Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, e ka publikuar formacionin st...
-
Atmosfere elektrizuese në Tiranë, tifozët mbushin rrugët me këngë patriotike
Tifozët kuq e zi janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë k...
-
Në Tiranë bëhet festë, muzikë dhe valle në prag të ndeshjes me Serbinë
Shqipëria po bëhet gati për ndeshjen më të rëndësishëm të Kualifikueseve të B...
-
Atmosfera e zjarr*të nga zemra e Tiranës – Tifozët brohorasin me zë të lartë “Shqipëri Etnike! UÇK! dhe Adem Jashari!”
Një atmosferë e zjarrtë dhe emocionuese është duke u ndjerë nw Tiranë, ku një...