Fokus

Akuzat e banorëve për zhurmë, pluhur e dallavere në shpronësime të fshatrave Shipitullë e Graboc, vjen reagimi i KEK-ut

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 26 June 2024

Në një storie të realizuar nga Gazeta Infokus  banorë e përfaqësues të fshatrave Shipitullë dhe Graboc akuzuan Korporatën Energjetike të Kosovës për disa shkelje në procesin e shpronësimit si dhe mbylljen e rrugës që sipas tyre kjo i la ata të izoluar.

Përveç këtyre përfaqësuesi i fshatit Shipitullë, Fatmir Mjekiqi akuzoi KEK-un se ka shkelur ligjin duke e afruar ekskavatorin 140 metra afër shtëpive.

E këtë po e quan të pavërtetë, zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli i cili ka deklaruar se aktiviteti minerar me ekskavatorë është në këtë afërsi.

-Advertisement-

Bucolli për Infokus ka shtuar se KEK-u është duke respektuar të gjitha ligjet në fuqi.

“Korporata Energjetike e Kosovës fillimisht ju bënë me dije se nuk është e vërtet se aktiviteti minerar me ekskavator për zhvendosje të masave të djerrinës është në atë afërsi.  Ne fakt, Divizioni i Prodhimit të Qymyrit (DPQ) respekton saktë ligjet në fuqi e veçanërisht Ligjin për Miniera dhe Minerale dhe Plotësim ndryshimin e tij”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket kërkesës së vazhdueshme të banorëve për shpronësim dhe zhvendosje totale të këtyre fshatrave, Bucolli ka thënë se shpronësimi i pronave që janë afër punimeve i tejkalon kompetencat e kësaj korporate.

Ndërsa për akuzat e banorëve se KEK-u me mbylljen e rrugës që i lidhte këto fshatra me komunën e Obiliqit, ata kanë mbetur të izoluar, zëdhnësi i KEK-ut deklaron kjo është bërë për të evituar rrezikun që banorët mund të kishin nëse do të kalonin në këtë rrugë ku shumë afër gjenden punimet për mihjen e re.

“Fillimisht duhet të keni të qartë se ajo rruge është mbyllur pas vlerësimit zyrtar të institucionit përkatës dhe me qëllim të marrjes së masave për të parandaluar rrezikun real për komunitetin që ka frekuentuar atë rrugë, pra KEK nuk ka pas zgjidhje tjetër përveç mbylljes se asaj rruge. Megjithatë, KEK për lehtësimin e qarkullimit dhe me kërkesë të komunitetit si rrugë alternativë në të njëjtën kohë ka hapur rrugën nga fshati Bardhi i Madh e cila kalon nëpër miniera dhe lidhet me fshatin Palaj dhe për këtë ka njoftuar opinionin dhe komunën” , ka thënë zëdhënësi i KEK-ut, Bucolli.

LEXO EDHE: “Veç në lùftë ka pas ksi krisma qaq janë të mdhaja” – Mes zhurmës, pluhurit e izolimit, banorët e fshatrave Siboc e Shipitullë në hall të madh me punimet nga KEK-u

Njëra nga problematikat më të mëdha sipas banorëve është zhurma e madhe gjatë natës e cila u ka bërë të pamundur vazhdimin e jetës në këtë zonë. Mirëpo si duket ky problem nuk pritet të rregullohet.

Bucolli ka thënë se shpronësimi i shtëpive e fshatrave përreth duke mos e përfshirë Shipitullën e cila gjendet në qendër të tjerat janë në proces të shpronësimit.

“Procesi i punës në Korporatën Energjetike të Kosovës është kontinual 24/7 dhe 365 ditë në vit. Përveç shtëpive të Shipitullës qendër, për të cilat siç u cekë më lartë i tejkalojnë  kompetencat e KEK-ut, të tjerat shtëpi apo fshatra me kohë vlerësohen dhe shpronësohen. Sa për dijeninë e juaj tash e dy muaj presim aprovimin e PVZH, dokument ky i punuar për shpronësimin e një sipërfaqe prej mbi 100 haz” ka thënë Bucolli për Infokus.

Kujtojmë se Gazeta Infokus ka raportuar ekskluzivisht edhe për një letër urgjente me të cilën Komuna e Obiliqit, konkretisht Drejtoria e Mjedisit i është drejtuar, kryeministrit, Albin Kurti, kryeshefit të KEK-ut, Bekir Gergurit dhe kryeparlamentarit, Glauk Konjufca për tu ofruar sa më shpejt një zgjidhje këtyre banorëve.

Më pas banorët edhe protestuan para qeverisë së Kosovës me parullat “krejt dhe drejt nuk është kryeministër” duke kërkuar shpronësimin e të gjitha shtëpive në këtë zonë.

Ndiqni storien e realizuar në këto fshatra në të cilët banorëve u është bërë e pamundur jeta për shkak të zhurmave gjatë natës, pluhurit e punimeve të vazhdueshme:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera