Rozë

Aktorja e famshme pendohet se ka kryer marrëdhënie me James Bond

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 28 December 2020

Aktorja e famshme, Gemma Arterton, është shprehur e penduar që ka shijuar një natë pasiononte me James Bond, në filmin “Quantum of Solace” në vitin 2008.

“The Sun” shkruan se gjatë një skene, 34-vjeçarja ka bërë seks me protagonistin, Daniel Craig.

Në atë kohë ajo ishte vetëm 21 vjeçe dhe për të fituar këtë rol, Gemma kishte konkurrente 1,500 vajza të tjera që dëshironin të merrnin pjesë. E tani që kanë kaluar shumë vite, shprehet se nuk është e kënaqur me performancën e saj.

-Advertisement-

“Në fillim të karrierës time isha e varfër dhe isha e lumtur vetëm që të punoja dhe të siguroja jetesën. Ende marr kritika që isha pjesë e ‘Quantum of Solace’, por isha 21 vjeç, kisha një kredi studentore, dhe mbi të gjitha ishte një film i James Bond.

Por teksa po rritesha, kuptova që kishte shumë gabime me gratë që merrnin pjesë në filmat e James Bond”, ka thënë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera