Rozë

Sunny Hill Festival tani ofron biletat me mundësi pagesë me këste

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 30 June 2025

Sunny Hill Festival, një nga Top 10 festivalet më të mira të muzikës në Evropë po vjen me një mundësi të re – pagesën e biletës 3 ditore të festivalit deri më 12 këste.

Pjesëmarrësit në Sunny Hill Festival të cilët ende nuk i kanë marrë biletat e tyre për edicionin e ri i cili mbahet prej 1 deri më 3 gusht, tani e kanë mundësinë që biletat e tyre t’i blejnë deri në 12 këste në të gjitha dyqanet e IPKO-së kudo nëpër Kosovë.

Të gjithë klientët e IPKO-s që aktivizojnë një nga pakot “Infinit” do të kenë mundësinë të blejnë biletën për Sunny Hill Festival dhe ta paguajnë atë në 12 këste mujore, direkt përmes faturës së tyre telefonike.

-Advertisement-

Ky bashkëpunim mes Sunny Hill Festival dhe IPKO-së synon të heqë pengesat e mundshme financiare dhe të sigurojë që sa më shumë njerëz të jenë pjesë e festës më të madhe të muzikës në Kosovë dhe rajon.

Ky edicion i Sunny Hill Festival pritet të jetë më i madhi ndonjëherë. Dua Lipa, Shawn Mendes, Fatboy Slim, Peggy Gou, Anyma, Mochakk – këtë verë vijnë në Prishtinë!

Për më shumë informacione dhe për të aktivizuar ofertën, vizitoni pikat e shitjes së IPKO-s.

 

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy