Rozë

A është penduar për ndonjë gabim në “BBV 4”? Jozi zbulon nëse mban kontakt me ish-banorët

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 30 June 2025

Pak ditë më parë, Jozefin Marku, vendosi që të bënte një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij ë Instagram. Ish-banori i “Big Brother VIP 4” nuk ngurroi që t’u kthente përgjigje pyetjeve të fansave.

Këta të fundit ishin shumë kuriozë të dinin sa më shumë detaje për Jozin, e sigurisht që pyetjet kishin të bënin edhe me eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Me kë nga banorët mban kontakte, këtë do ma kthesh se të kam bërë 4 pyetje dhe asnjë përgjigje”, i ka shkruar dikush.

-Advertisement-

Jozi i është përgjigjur:

“Me shumë prej tyre, po kohën e kemi njeri më të limituar se tjetri”.

Ndërsa një tjetër e pyet: “Cili është gabimi që pendohesh më së shumti që ke bërë në ‘Big’?”.

“Kohën as e kthej as s’dua me e kthy”, është përgjigjur shkurt këngëtari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera