Rozë

Aktores bukuroshe i gjejnë “defektin” te gishtat e këmbës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 03 December 2020

Në fillimet e saj ajo guxoi me botën virtuale, duke iu përshtatur kohës dhe kërkesave të ndjekësve në rrjetet sociale, pasi investoi në punën si blogere.

Më tej provoi eksperiencën e saj si moderatore dhe tashmë e shohim çdo të diel mbrëma në ekranin e Top Channel si pjesë e kastës së aktorëve në “Portokalli”.

Sara Kolami tregoi në “Wake Up” disa nga komentet që i bëjnë ndjekësit në mediat sociale. Disa prej komenteve që i kanë bërë përshtypjes Sarës, janë edhe ato për gishtat e këmbës.

-Advertisement-

“Ama kjo me theks grek më thonë. Nuk e kuptojnë që po bëj rolin. ‘Sa e mirë që është si karamele’.

Më komentojnë për gishtat e këmbës, ‘sa të shëmtuar i ke’…Më bëjnë zoom te gishtat, shumë e shëmtuar. Gishti jo i dytë është më i madh se i pari, që do të thotë se ti do e rrahësh burrin”, rrëfeu Sara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera