Lajme

Aktivistja e të drejtave të njeriut në Uashington për zhvillimet në Kosovë: Unë mendoj se në këtë moment nuk duhet nxituar dhe të flitet për luftë

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 13 December 2022

Ivana Stradner, bashkëpunëtore shkencore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington ka folur  në lidhje me situatën e krijuar në Veri të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Stradner është shprehur se situata në veri po presionohet direkt nga Rusia.

Kjo sipas saj sepse këtë herë situata është më e tensionuar se herëve tjera dhe se duhet marrë më ne seriozitet. Ajo gjithashtu për Radio Evropa e lirë,  bëri të ditur se takimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian do i japin një drejtim kësaj prognoze.

-Advertisement-

“Për dallim nga herët tjera, po shoh presion mjaft të madh të Rusisë, që po e minon situatën konkrete. Unë mendoj se, megjithatë, në këtë moment nuk duhet nxituar dhe të flitet për luftë. Por, gjithashtu, mendoj që këtë situatë duhet parë me seriozitet, sepse për dallim nga herët tjera, kur ishte ‘përshkallëzoje situatën për ta sh tensionuar’, mendoj se tash duhet pritur fundin e javës dhe të shohim se si do të zhvillohet takimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian dhe në çfarë drejtimi. Kështu që një prognozë më të saktë mund ta kemi pas të enjtes”, tha Stradner në lidhje me takimin që do mbahet të enjten.

Ajo tha se ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, pasi ka vënë në dukje pikë pamjet e tij situata është përshkallëzuar në masë më të madhe. Vet serbët e kanë bërë të ditur se kanë mbështetjen e rusëve u shpreh ajo pasi deklaratat janë duke ardhur nga kanalet serioze ruse, kjo nuk mund të jetë blof.

“Pikërisht ashtu. Siç thashë, ky është një përshkallëzim shumë më i madh sesa herëve të kaluara. Prandaj, duhet kushtuar vëmendje të veçantë ndaj të gjitha këtyre detajeve. Pajtohem kur folët për ambasadorin (rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko), i cili vuri në dukje pikëpamjet e tij. Kjo është pikërisht ajo që unë po përpiqem të vë në dukje, se kur krahasohen herët e kaluara, përshkallëzimet nuk kanë qenë kaq të mëdha. Absolutisht. Unë, si dikush që i përcjell mediat ruse dhe ndikimin rus në Ballkan, një retorikë të tillë nuk e kam dëgjuar më herët. Madje, herëve të kaluara, hapur kanë thënë se si ky është vetëm provokim, se ky është vetëm blof dhe se nuk do të ketë fare konflikt. Kësaj here, Telegrami rus vërtet ka vluar dhe në të gjitha anët flet për mundësinë e konfliktit. Është interesante që ata nuk janë vetëm troll-ë dhe bot-ë (profile të rrejshme) të thjeshtë, por janë, nëse mund të them, kanale serioze ruse, përfshirë edhe Konstantin Malofeyev (oligark rus), i cili ka deklaruar se ai qëndron në krah të Serbisë, qëndron në krah të Vuçiqit, që ata (serbët) të jenë të qëndrueshëm, se rusët janë këtu dhe se Kosova është Serbi. Ai e ka thënë këtë hapur”, tha ajo në lidhje me rusinë dhe ndikimin e saj.

Unë jam e brengosur tha Stradner për provokime nga Beogradi dhe ato nga jashtë tij. Duke përmendur dhe grupet e internetit si atë Wagner të cilët bëjnë thirrje të hapur për konflikt.

“Të mos flas për disa faqe të tjera të internetit që janë të lidhura me grupin Wagner, që hapur bëjnë thirrje për konflikt. Gjithashtu, ato flasin se si Serbia dhe autoritetet serbe nuk janë mjaftueshëm me orientim patriotik dhe se duhet të jenë shumë më të ashpra për të mbrojtur Kosovën. Pikërisht kjo është arsyeja se pse unë jam e brengosur se kjo situatë mund të përshkallëzohet për shkak të provokimeve shtesë, si nga Beogradi, ashtu edhe nga ndikimi i jashtëm”. U shpreh ajo e shqetësuar.

Ajo foli edhe për NATO-n duke u shprehur se nuk është lodër, nuk di çfarë nënkuptojnë nisma serbe për dërgim të pjesëtarëve të forcave të tyre në Kosovë.

“NATO-ja “nuk është lodër”, Radio Evropa e Lirë: Autoritetet e Kosovës e kanë rritur praninë policore në veri të vendit. Serbia po e sheh këtë si kërcënim për komunitetin serb që jeton atje. Ajo ka thënë se do të kërkojë nga KFOR-i që të kthejë rreth 1.000 pjesëtarë të forcave serbe në Kosovë. Në fakt, çfarë nënkuptojnë këto nisma që vijnë nga Serbia? Edhe herën e kaluar KFOR-i ka thënë hapur që NATO-ja do të reagojë në rast të çfarëdo konflikti. Unë mendoj që ky është një hap në drejtimin e duhur dhe këtë herë, absolutisht, duhet të përdorë retorikën e njëjtë, në mënyrë që të tregojë se NATO-ja nuk është një lodër.Në fakt, Rusia pikërisht dëshiron ta dëshmojë që përmes provokimeve të nxisë NATO-n dhe të tregojë se NATO-ja po bën blof. Në anën tjetër, kjo që ju e përmendët lidhur me KFOR-in dhe për Serbinë, e cila po kërkon që të dërgojë ushtrinë (në Kosovë), unë nuk e di se si do të reagojë KFOR-i.”, tha ajo për NATO-n dhe KFOR-in.

“Është Rusia ajo që po provokon unë nuk e di si do reagoi NATO e KFOR”.

Është alibi e Vuçiq ka thënë ajo, në lidhje me atë që Presidenti serb ka deklaruar se tashmë ka dhënë gjithçka nga vetja duke u munduar të dërgoi kështu porosi në Perëndim në popullin e saj e po ashtu në Rusi.

“Në fakt, Rusia pikërisht dëshiron ta dëshmojë që përmes provokimeve të nxisë NATO-n dhe të tregojë se NATO-ja po bën blof. Në anën tjetër, kjo që ju e përmendët lidhur me KFOR-in dhe për Serbinë, e cila po kërkon që të dërgojë ushtrinë (në Kosovë), unë nuk e di se si do të reagojë KFOR-i. Por, kjo nuk është aq e rëndësishme aq sa është e rëndësishme që presidenti (i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq ta ketë alibinë para qytetarëve të saj dhe të thotë ‘unë dhashë gjithçka nga vetja, unë i provova të gjitha’. Ky vendim i Vuçiqit ka të bëjë me atë që topin ta hedhë në terrenin e NATO-s, në mënyrë që NATO-ja të reagojë dhe të jetë në defanzivë, ndërkaq që presidenti Vuçiq të ketë alibi dhe të thotë ‘unë i provova të gjitha, por nuk pati sukses’. Këtë situatë duhet ta shohim nga disa kënde. Pra, të shohim se cila porosi po i dërgohet popullit serb, cila porosi po i dërgohet Perëndimit dhe cila Rusisë”, ka shtuar ajo në lidhje me reagimet e mundshme të NATO dhe KFOR.

E këto porosi sipas saj janë të qarta.

“Aktualisht, nëse e shikojmë mirë se cilat porosi po shkojnë nga Beogradi, nga njëra anë po shkon porosia që ‘unë po bëj gjithçka për t’u ruajtur paqja’. Ndërkaq, në anën tjetër, shkon porosia ‘ne po e dërgojmë ushtrinë (në Kosovë)’. Pra, janë porosi të ndryshme për grupe të ndryshme”, ka shtuar Stradner në lidhje me porositë që Serbia po mundohet të përçoi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera