Lajme

Aktivistët e PSD-së lagin Bislimin me milkshake dhe e gjuajnë me tortë

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 21 March 2023

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate kanë zhvilluar sot një aksion ndaj zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, shkruan Gazeta Infokus.

Aktivistët e PSD-së kanë lagur Bislimin me milkshake dhe e kanë gjuajtur me tortë, ku i pari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka publikuar pamje nga aksioni.

“Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre”, ka shkruar Molliqaj.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai ka bërë thirrje për protestë më 25 mars, në orën 14:00./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera