Aksioni në MPB – Këta janë zyrtarët dhe biznesmeni që përfunduan në pranga për dallavere me lejeqëndrim
Autori: Gazeta inFokus
10:27 | 23 July 2026
Një hetim disa mujor i zhvilluar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë ka çuar në goditjen e një skeme të dyshuar korruptive për rregullimin e lejeqëndrimeve për shtetas të huaj, raporton Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se në pranga kanë përfunduar Gylsen Jahiri rreth 51-vjeç, Fatma Shufta rreth 47-vjeç dhe Dervis Keleci rreth 38-vjeç, ndërsa Elvire Krasniqi Qerka rreth 54-vjeç është proceduar në këtë rast dhe është liruar në procedurë të rregullt.
Sipas burimeve të Sinjalit, operacioni është zhvilluar më 22 korrik, nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, me autorizim të Departamentit për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndërsa kontrollet janë kryer në zyrat e Drejtorisë për Shtetësi, Azil dhe Migrim
Hetimet kanë ngritur dyshime se Gylsen Jahiri, në cilësinë e zyrtares përgjegjëse për pranimin e dokumenteve të shtetasve të huaj për lejeqëndrim, ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke shmangur procedurat ligjore për përfitime personale. Ndaj saj rëndojnë dyshimet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.
Sipas dosjes hetimore, Fatma Shufta, zyrtare në Agjencinë për Regjistrim Civil (ARC) dhe motra e të dyshuarës së parë, dyshohet se ka shfrytëzuar pozitën dhe lidhjet familjare për të mundësuar pajisjen e shtetasve të huaj me lejeqëndrim jashtë procedurave ligjore, me qëllim përfitimin financiar.
Në këtë skemë dyshohet të jetë përfshirë edhe Dervis Keleci, pronar i një biznesi me numër të madh punëtorësh të huaj, i cili sipas hetimeve dyshohet se ka falsifikuar dokumentacionin e aplikantëve dhe ka dhënë ryshfet për të siguruar lejeqëndrime në kundërshtim me ligjin.
Gjatë operacionit policor janë sekuestruar prova të shumta materiale dhe elektronike, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës në kuadër të hetimeve.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Gylsen Jahiri, Fatma Shufta dhe Dervis Keleci janë dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa Elvire Krasniqi Qerka është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet me intensitet nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, në koordinim me Prokurorinë, për të zbardhur plotësisht skemën e dyshuar dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë.

T� tjera
-
Merret vendimi për rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e QKUK-së
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka përfunduar verifikimin e pronësisë s...
-
Vrasja e Triumf Rizës, Gjykata Themelore i dënon me nga 18 vite burg Ilir e Rrahim Abdullahun
Gjykimi ndaj Ilir Abdullahut i njohur me nofkën “Liza” dhe Rrahim Abdullahu i...
-
Gjini pret Prattipatin: Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë n...
-
Gazeta zvicerane zbulon të kaluarën kriminale të Rrahman Hotit, tregon se si e vrau gruan para 13 vitesh në St.Gallen
Gazeta zvicërane “Blick” ka dhënë detaje të tjera për të kaluarën kriminale t...
-
Gjykata Administrative urdhëron Komunën e Vitisë ta sistemojë në punë Visar Misinin, ishte shpallur fitues i konkursit
Gjykata Administrative, me aktgjykimin e 4 nëntorit 2026, ka aprovuar në tërë...
-
Kuvendi nis hartimin e Agjendës Parlamentare për Barazi Gjinore 2027–2030
Fillon hartimi i Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinor...
-
Tre persona dënohen me nga 7 vjet burgim për trafikim të narkotikëve në Prishtinë, dy të tjerë lirohen nga akuza
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur aktgjykimin...
-
KEDS-i: Erërat dëmtuan rrjetin elektrik, po punojmë për rikthimin e plotë të furnizimit
KEDS-i ka njoftuar se ekipet janë duke punuar në terren për sanimin e plotë t...
-
Drançolli për rastin e Arlindës: U diskutua si rastet tjera, pa ndonjë rekomandim nga unë apo anëtarët e mekanizmit
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt ka nisur i...
-
Nuk u lejua takimi me të, vëllai tenton të shohë Jakupi Krasniqin nga ballkoni i shtëpisë
Sot është dita e tretë e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë. Një moment pre...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni Hetimor nis intervistimin e zyrtares për Barazi Gjinore në Pejë
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt ka nisur i...
-
Paraburgoset Rrahman Hoti për rastin e rëndë që ndodhi të mërkurën në Suharekë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren, ka aprovuar...


































