Lajme

Aksion për heqjen e të gjitha reklamave në rrugët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 14 October 2022

Zëvendësiministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor (MMPH), Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se nga sot ka filluar aksioni për heqjen e reklamave në të gjithë brezin rrugor të autostradave.

Durmishi ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook të premten se asnjë reklame nuk do të ketë më në autostradat e Kosovës.

“Asnjë reklamë më nuk do të ketë në autoudhë të Kosovës. Sot filluam aksionin për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor të autoudhëve për të vazhduar me heqjen e të gjitha reklamave në ura, mbikalime e nënkalime në të gjitha rrugët regjionale e nacionale. Tash e tutje reklamat do të vendosen vetëm në hapësirat ku i lejon ligji dhe duke respektuar kriteret e procedurat”, ka thënë Durmishi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera