Aksion i përbashkët i Doganës dhe Policisë – parandalohen dy raste të kontrabandimit të mallrave
Autori: Gazeta inFokus
15:20 | 15 August 2026
Më 15.08.2026, rreth orës 08:00, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë pranuar informacion për dy automjete të dyshuara, të cilat pritej të hynin nga territori i Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale, në zonën e Zubin Potokut.
Pas pranimit të informacionit, njësitë përkatëse të Doganës dhe Policisë kanë koordinuar veprimet dhe janë pozicionuar në disa pika për identifikimin, vëzhgimin dhe ndalimin e automjeteve të dyshuara.
Rreth orës 09:00 janë identifikuar dy automjete që po lëviznin në drejtim të Mitrovicës. Gjatë lëvizjes, automjetet kanë devijuar nga rruga kryesore, duke vazhduar përmes një rruge dytësore në drejtim të fshatit Varagë.
Me të vërejtur praninë e zyrtarëve, drejtuesit e automjeteve kanë devijuar nga rruga dhe janë ndalur në oborrin e një shtëpie, prej nga kanë tentuar të largohen në këmbë në drejtim të arave. Pas ndjekjes, zyrtarët kanë arritur të ndalojnë njërin prej personave të dyshuar, ndërsa personi tjetër është larguar dhe, në këtë fazë, mbetet i paidentifikuar
Të dy automjetet janë dërguar në Terminalin Doganor, ku është kryer kontrolli dhe evidentimi i mallrave. Në automjete janë gjetur mallra të kontrabanduara, kryesisht:
* produkte ushqimore;
* produkte higjienike;
* birra të llojeve të ndryshme.
Mallrat dhe automjetet janë ndaluar dhe janë dorëzuar në depon përkatëse të Doganës së Kosovës. Për rastet janë lëshuar dokumentet zyrtare për konfiskimin e mallrave dhe ndalimin e automjeteve, përfshirë dokumentacionin në mungesë ndaj personit ende të paidentifikuar.
Rasti është duke u trajtuar nga strukturat kompetente të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitë përkatëse hetimore, për dokumentimin e plotë dhe ndërmarrjen e procedurave të mëtejshme ligjore.
Dogana e Kosovës vlerëson bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, i cili mundësoi parandalimin e futjes së mallrave përmes rrugëve ilegale dhe goditjen e kontrabandës. Institucionet e zbatimit të ligjit mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e kufirit, ekonomisë së ligjshme dhe sigurisë së qytetarëve


T� tjera
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...
-
Qeveria mban mbledhje, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën njofton se...
-
Policia njofton dy ekstradime drejt Kosovës, një nga Shqipëria dhe një nga Franca
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e PK-së, në koordinim dhe bash...
-
Ligji për Specialen votohet të enjten, të njëjtën ditë seancë e re per buxhetin dhe 10 pika tjera
Të enjten pritet të votohet ligji për Gjykatën Speciale. Siç merr vesh Gazeta...
-
Lojërat Mesdhetare, Rama fajëson sërish Qeverinë: Nuk i përmbushi detyrimet, as pagesën kontraktuale
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, drejtoi kritika ndaj Qeverisë së Kosovë...
-
Publikohet formacioni i Kosovës, shumë ndryshime në përballjen ndaj Irlandës
Është publikuar formacioni zyrtar i Kombëtares së Kosovës për përballjen ndaj...
-
Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga Parlamenti Evropian që t...
-
Presidentja Shiroka Pula reagon pas aktgjykimit ndaj Thaçit: Ngrihen shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas aktgjykimit të so...
-
Hoxha takohet me Marta Kos: Angazhimet duhet të kthehen në reforma dhe anëtarësim
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi ...
-
E ofendoi Mbappen me gjeste raciste, tifozi dënohet me 11 muaj burgim
Real Madridi ka bërë të ditur se një tifoz është dënuar me 11 muaj burgim për...
-
Tragjedi në Itali, shoferja përplas me makinë për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës
Një shqiptar 64-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në Itali...
-
Shqipe Mehmeti Selimi: Dënimi i sotëm i Thaçit dhe të tjerëve, i papranueshëm
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar lidhur me ak...
































