Lajme

Aksidenti tragjik në tunelin e Kalimashit, policia jep detaje

Autori: Islam Morina 21:57 | 07 January 2022

Një aksident tragjik, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të lënduar, ka ndodhur në tunelin e Kalimashit.

Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje për rastin duke treguar se dy veturat që u ndeshën mes tyre njëra kishte drejtues një shtetas nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova, shkruan Gazeta Infokus.

Viktima është femër nga Shkopeti, kurse në vendin e ngjarjes janë Njësitë për Siguri Rrugore dhe grupi hetimor duke punuar pë zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

-Advertisement-

“Njoftimi i policisë:

Kukës/ Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera