Aksidenti tragjik në magjistralen Mitrovicë – Pejë, krejt çka dihet deri më tani

Autori: Gazeta inFokus
07:38 | 27 January 2025
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh mbrëmë në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel. Si pasojë e tij tre persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë persona të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë.
Të vdekur nga ky aksident, kanë mbetur tre anëtarë të familjes Gashi: Zarife Gashi, rreth 70 vjeçare, Agim Gashi, rreth 50 vjeçar dhe Gyltene Gashi, rreth 48 vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se në aksidentin e djeshëm të orës 18:40 janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.
Policia ka njoftuar se “si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë”.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, konfirmon se tre anëtarët e familjes Gashi që vdiqën në aksidentin në Çubrel të Skenderajt, janë nga Peja.
Muhaxheri tha se “kjo është një humbje e madhe për qytetin tonë dhe një moment pikëllimi të thellë për të gjithë ne”.
Ai shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen Gashi dhe të afërmit e tyre.
Postimi i tij i plotë:
Me dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për aksidentin e rëndë që ndodhi në Çubrel të Skenderajt, ku humbën jetën tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja. Kjo është një humbje e madhe për qytetin tonë dhe një moment pikëllimi të thellë për të gjithë ne.
Në këto çaste të vështira, i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, të afërmve dhe miqve të tyre.
Peja dhe gjithë qytetarët e saj janë pranë jush në këto momente të rënda.

Të tjera
-
Deliu Kodra: S’pres epilog tjetër sot, vendimi i Kushtetueses do të jetë një masë lehtësuese
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra tha para vazhd...
-
Presidentja pret delegacionet ndërkombëtare, nis punën Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur delegacionet ndë...
-
Apeli kthen në rigjykim rastin për vr*asjen në qendër të Prishtinës: Elementi i dashjes, kontradiktor me arsyetimin
Gjykata e Apelit e ka kthyer sërish në rigjykim rastin e vrasjes së N.S., në ...
-
Lutfi Haziri: Një marrëveshje politike është përtej urgjencës, Kosova në krizë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë thirrj...
-
Peci thotë se ka pasur takim VV-Nisma para disa ditëve: E shohim si partner eventual
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është deklaruar për mediat para f...
-
Bogujevci: Kam pasur luftë me Serbinë shumë kohë para se të hyja në politikë
Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, sërish reagoi ndaj disa vlerësi...
-
Raporti për aksidentin ku vdiq djali i biznismenit Curri
Amir Osmani, djali i biznesmenit Ismet Osmani vdiq në një aksident trafiku me...
-
Rafuna paralajmëron se nuk do t’i ndalin protestat: Bizneset nuk munden me përballu faturën 300 për qind
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar se prot...
-
Alarm në rrugët e Kosovës: 3 të vdekur dhe 19 aksidente me të lënduar brenda 24 orëve
Situata në rrugët e Kosovës po paraqitet gjithnjë e më shqetësuese. Vetëm gja...
-
Policia jep detajet e fundit për aksidentin në Drenas ku humbi jetën 24 vjeçarja
Policia e Kosovës ka dhënë detajet e fundit në lidhje me aksidentin në fshati...
-
Pesë raste të dhunës në familje për vetëm 24 orë, të gjitha në Prishtinë
Brenda njëzetekatër orëve, Policia e Kosovës ka raportuar pesë raste të dhunë...
-
Osmani takon ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, flasin për bashkëpunim midis dy vendeve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim min...