Lajme

Aksidenti në Pogragjë të Gjilanit, vdes një person

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 25 July 2022

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Pogragjë të Gjilanit, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se nuk ishte vetëaksident siç u raportua më parë.

Por në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë e llojit pikap dhe një kamion.

-Advertisement-

“Ju njoftojmë me informatë shtesë se sot më 25.07.2022 rreth orës 14:12 në dalje të fshatit Pogragjë është shkaktuar aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture e llojit pikap, me tabela vendore.

Me këtë rast Drejtuesi i kamionit e humbë kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pastaj pas një distance të konsiderueshme përplaset për një muri skaj rruge.

Ndihma e shpejtë personin e aksidentuar (drejtuesin e kamionit) me urgjencë e kanë dërguar në emergjencën e Spital Rajonal në Gjilan”, ka thënë Hashani.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera