Lajme

Aksident trafiku në Viti – lëndohen gjashtë persona

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 23 January 2023

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën mbrëma në Viti.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy vetura me ngasës meshkuj.

Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe katër pasagjerë.

-Advertisement-

Të njëjtit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe katër pasagjerë të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera