Lajme

Aksident trafiku në Leposaviq, lëndohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 22 August 2024

Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e së mërkurës në Leposaviq, ku një veturë ka goditur nga mbrapa një veturë tjetër, shkruan Gazeta Infokus.

Si pasojë, dy burra kanë pësuar lëndime, dhe janë dërguar në tretman mjekësor.

“ I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, nga mos mbajtja e distancës e godet veturën e viktimës mashkull kosovar. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor e më pas janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë./ Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera