Lajme

Aksident në Skënderaj, shtatë të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 05 December 2022

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur të dielën mes katër veturave, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, lëndime trupore kanë pësuar 4 meshkuj dhe 3 gra ku pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.

“Katër vetura me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 meshkuj kosovarë dhe 3 femra kosovare. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera