Lajme

Aksident në Podujevë mes një veture dhe motoçiklete, një i lënduar

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 17 August 2026

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Podujevë, në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy