Lajme

Aksident mes trenit dhe një kombi-busit në Klinë, dy persona dërgohen në Spitalin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 09 March 2024

Një tren i udhëtarëve dhe një kombi-bus janë përplasur sot në Krushevë e Madhe të Klinës. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, për  Express.

-Advertisement-

Në vendngjarje kanẽ dalë të gjitha njësitet kompetente, sipas Gashit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera