Lajme

Aksident i rëndë në Malishevë: Katër automjete përplasen, vetura del nga rruga dhe godet policin (Pamje)

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 16 August 2026

Një aksident mes katër automjeteve ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Një veturë ka dalë nag rruga duke goditur një zyrtar policor, i cili është dërguar për trajtim mjekësor

Po ashtu, edhe katër persona tjerë të lënduar u dërguan për trajtim mjekësor.

-Advertisement-

Lajmin për FrontOnline e ka konfimruar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

“Rreth orës 19:40, në rrugën „Ibrahim Mazreku“ në Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete. Njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur një zyrtar policor, të cilit i janë shkaktuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Po ashtu, deri më tani, për trajtim mjekësor janë dërguar edhe katër persona të tjerë. Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka deklaruar ai.

Pamje nga vendi i ngjarjes, publikuar nga mediumi lokal “Klina.info”.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy