Lajme

Ajri që po na vret – tymtari në Veternik i ngjashëm me KEK-un

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 09 November 2022

Teksa stina e dimrit afrohet, qytetarët e Prishtinës edhe këtë vit do të ballafaqohen me ndotje të lartë të ajrit. Kryeqyteti kosovar shpesh gjatë viteve të kaluara është renditur në listën e vendeve me ajrin më të ndotur në botë.

Ndotësi më i madh është Korporata Energjetike e Kosovës që furnizon gjithë shtetin me energji elektrike, e cila prodhohet nga thëngjilli dhe gjendet pak kilometra larg Prishtinës.

Me çmimet e larta, qytetarët detyrohen që ngrohjen ta sigurojnë duke djegur thëngjill, dru e lëndë të tjera, të cilat kontribuojnë në uljen e cilësisë së ajrit.

-Advertisement-

Një një video të siguruar nga Paparaci shihet tymnajë e madhe në një nga ndërtesat në Veterrnik.

Qytetarët tashmë kanë filluar që të përdorin lëndët djegëse më të lira pas shtrenjtimit të energjisë elektrike vitin e kaluar, e poashtu edhe ngritjes enorme të lëndëve djegëse të drurit.

Më 2018, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka marrë vendim për ndalimin e dhënies së thëngjillit si dhuratë për punëtorët e KEK-ut.

Së fundmi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka theksuar se e ka shfuqizuar këtë vendim, në mënyrë që punëtorët të ndihmohen për tejkalimin e krizës.

Në raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021 rekomandohet zbatimi i masave specifike sipas sektorëve përkatës duke përfshirë ndër të tjera edhe rritjen e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe reduktimin e përdorimit të thëngjillit për prodhim të energjisë, largimin e veturave të vjetra nga qarkullimi dhe zbatimi i standardeve të kontrollit të automjeteve dhe promovimi i transportit të qëndrueshëm me më pak trafik motorik, e të tjera.

Sidoqoftë, planet afatgjate duken larg realizimit, ndërkohë që qytetarët kalojnë secilin dimër me frikën e komplikimeve shëndetësore që kjo ndotje u shkakton.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera