Vuçiq: Në kokën time po lindin mendime të këqija

Autori: Gazeta inFokus
20:04 | 28 April 2025
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë një intervistë alarmante në televizionin “Informer” mbrëmjen e së enjtes, ku ka bërë disa deklarata që kanë shkaktuar shqetësim të madh në opinionin publik, raporton Nova, transmeton Kossev.
Një nga deklaratat më tronditëse ishte pranimi i tij se në mendjen e tij po shfaqen mendime të errëta dhe dëshira për hakmarrje.
“Kam frikë se në kokën time ka filluar të lindë diçka e keqe – një mendim se si t’u kthej të gjitha të këqijat atyre që i kanë bërë keq mua, familjes time, fëmijëve të mi dhe të gjithëve”, tha Vuçiq, duke shtuar se “lufton çdo ditë kundër këtij impulsi”.
Vuçiq më tej pranoi me një ton të ashpër se për policinë nuk do të ishte asnjë problem të shpërndante edhe turma me dhjetëra mijëra protestues brenda pak minutash. Duke përmendur protestat e fundit në Beograd, ai tha: “Nuk është problem për policinë të ndërhyjë edhe para 30.000 vetave në dy minuta”.
Në intervistë, presidenti serb foli edhe për një bisedë me vëllain e tij, Andrej Vuçiq, ku sugjeroi hapur se Serbia dhe buxheti shtetëror shihen si pronë personale. “Gabimi yt ishte që u more me mirëqenien e njerëzve, duke harruar forcimin e sistemit”, i kishte thënë vëllai i tij.
Një tjetër pikë që ngriti polemika ishte akuzimi indirekt ndaj një zyrtari të Ambasadës Britanike, njëfarë Avramovici, për përpjekje destabilizimi në jug të Serbisë. Edhe pse Vuçiq tha se nuk kishte prova për përfshirjen e drejtpërdrejtë të ambasadës britanike, ai përmendi “informacione të shërbimeve serbe” që “nuk janë për publikun”.
Në fund të intervistës, Vuçiq sulmoi ashpër studentët protestues dhe veteranët që i mbështesin, duke i quajtur “kriminelë”. “Më vjen të qaj nga mërzia dhe të godas veten. Kush jeni ju që mendoni se mund të bëni çfarë të doni?”, deklaroi ai në një shpërthim emocional.
Kjo paraqitje publike e presidentit Vuçiq ka ngritur shqetësime serioze lidhur me gjendjen e tij emocionale dhe stabilitetin politik në Serbi, vlerësojnë analistët.

Të tjera
-
Bajrami i reagon Rizvanollit: Partia ta ka caktu rolin me mbrojtë mafinë energjetike, s’e ke lehtë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i thotë ministres në largim të Ekonomisë...
-
Kurti: Anëtarësim në Këshill të Evropës, Ambasadorët e QUINT: Formojeni Qeverinë
Kryeministri në dorëheqje Albin Kurti, ka pritur sot në zyrë diplomatët e pes...
-
Rusia rrit praninë ushtarake pranë Finlandës: Imazhet satelitore zbulojnë bazat e reja dhe përgatitjet për luftë
Imazhet satelitore të publikuara së fundmi nga transmetuesi suedez SVT në bas...
-
Blerta Deliu Kodra: PDK-ja nuk sheh mundësi koalicioni me Vetëvendosjen, dallimet janë thelbësore
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka shprehur qartë qëndrimin e partisë...
-
Bllokimi i rrugëve në Prishtinë s’ka të ndalur, Alban Zogaj tregon planin e ri për banorët e rrugës “Muharrem Fejza”
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe tani deputet i Kuvendit të Kosovës, A...
-
A do ta njoh PD-ja rezultatin e zgjedhjeve, Flamur Noka: JO
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka thënë se PD n...
-
Shtrenjtimi i rrymës dhe tregu i hapur, Rizvanolli kundër subvencionimit, i reagon LDK’së dhe ZRRE’së: 50 milionë me kaq lehtësi…
Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar idenë për...
-
70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
Procesi i numërimit të votave në mbarë vendin po shkon drejt fundit, ku deri ...
-
Zgjedhjet në Shqipëri, kush është kandidati më i votuar
Blendi Gonxhja, kandidati i Partisë Socialiste në listën e hapur, rezulton de...
-
Në telefon me Thaçin, Spahiu për Ramën: Po i çon mesazh Kurtit
Fotografia e Edi Ramës e publikuar nga vetë ai në rrjete sociale me njoftimin...
-
Kryesuesi i KGJK-së: Kemi prioritizuar rastet e gazetarëve, dënimet janë të ulëta
Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) tha se gjyqësor...
-
Lansohen dy shërbime të reja në platformën e-Kosova
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ...