Isa Mustafa: Kurti po del mohim i vetes, situata po iu konvenon të gjithëve – s’kanë guxim për qeverisje

Autori: Gazeta inFokus
21:51 | 28 April 2025
Ish-kryeministri Isa Mustafa, në një intervistë për Klankosova.tv, ka komentuar situatën aktuale politike në vend, duke u ndalur veçanërisht te dështimi i zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe sfidat që po përballet Lëvizja Vetëvendosje pas zgjedhjeve të fundit.
Mustafa vlerëson se moszgjidhja e kryeparlamentarit dhe ngërçi institucional janë pasojë e pakënaqësisë së Vetëvendosjes me rezultatin zgjedhor, si dhe përpjekjes së saj për të fituar kohë në funksion të gjetjes së një formule të re të qeverisjes ose për të shkuar sërish në zgjedhje.
Ai thekson se propozimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit nuk duhet të bëhet pengesë për formimin e institucioneve, duke apeluar që të gjendet një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse.
Mustafa vlerëson për klankosova.tv gjithashtu se heshtja e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në këto rrethana është e papranueshme, duke kërkuar nga ai marrjen e përgjegjësisë politike dhe komunikimin e qartë me qytetarët.
Në këtë situatë të tensionuar, sipas Mustafës, edhe partitë opozitare dhe Presidentja e Republikës kanë rol të rëndësishëm për të nxitur dialogun dhe kapërcimin e bllokadës politike.
Si e komentoni dështimin e Albulena Haxhiut për t’u zgjedhur Kryetare e Kuvendit 5 herë radhazi dhe a mendoni se ky dështim është rezultat i një plasaritjeje më të thellë politike?
Isa Mustafa: Vlerësoj se VV nuk është e kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve dhe po blenë kohë për të gjetur një zgjidhje për të bërë një qeveri që asaj do t’i konvenonte ose për të shkuar në zgjedhje të reja.
A mendoni që Albulena Haxhiu është propozimi i duhur për kryeparlamentare dhe nëse jo kush mendoni se do të ishte emër i pranueshëm?
Isa Mustafa: Partia që doli e para në zgjedhje, në këtë rast LVV, ka të drejtë të propozojë çdo deputet të saj por edhe të subjekteve të tjera për kryetar të Kuvendit. Nuk i jap vetes të drejtë të them se kush do të ishte kandidati i qëlluar. Por veprim i qëlluar do të ishte të mos bllokohet propozimi në një emër të cilin nuk po e votojnë deputetët e subjekteve, të cilat më parë ishin në opozitë. Mund të gaboj, por më duket se kjo situatë momentalisht po iu konvenen të gjithëve, sepse askush, përveç deklaratave, nuk po ka guxim të sfidohet me qeverisjen.
Po heshtjen e Albin Kurti, si e vlerësoni dhe a mendoni se duhet të ale e të flasë para qytetarëve për situatën e krijuar?
Isa Mustafa: Albin Kurti në kuptimin e plotë të fjalës po del të jetë negacion i vetëvetes. Ai po e bënë çdo gjë, të cilën e ka sulmuar dhe kritikuar. Por, jashtë këtij vlerësimi, i takon të informojë qytetarët dhe votuesit e tij të shumtë se cila është zgjidhja që i ofron Kosovës. Liderit i takon të marrë vendime dhe t’i bëjë publike. Të marrë edhe riskun e vendimeve të tij.
A shihni ndonjë rrezik që Kosova të shkojë sërish në zgjedhje për shkak të pamundësisë për të konstituuar Kuvendin?
Isa Mustafa: Zgjedhjet i shoh si alternativë. Jo si rrezik. Rreziku iu takon partive, ato duhet të maten. Por ka hapësirë që subjektet politike të ulen bashkërisht dhe t’i ofrojnë zgjidhje vendit. Të heqin dorë nga deklaratat që pamundësojnë bashkëpunim.
Edhe në të kaluarën nuk jemi pajtuar ndërmjet veti, por kemi komunikuar, kemi krijuar hapësirë dhe kushte të bisedojmë, pa marrë parasysh epilogun.
Si e vlerësoni pozicionin që kanë marrë partitë opozitare dhe a po luajnë rol konstruktiv, apo po përfitojnë nga ”kaosi”?
Isa Mustafa: Në këtë situatë asnjë parti nuk është në pozitë dhe as në opozitë. Shanset për ta bërë qeverinë i kanë përafërsisht të njëjta, hezitimin e kanë, po ashtu, përafërsisht të njëjtë. Nuk shoh përfitime të askujt nga kjo situatë kaosi, siç po e definoni ju. S’mund të përfitojë asnjë parti nëse vendi dëmtohet.
Si e shihni rolin dhe qëndrimin që ka mbajtur Presidentja Vjosa Osmani gjatë kësaj situate politike dhe a ka përgjegjësi të veçantë për ta ndihmuar kapërcimin e bllokadës?
Isa Mustafa: Presidentja do duhej të punojë për të gjetur rrugëdalje. Situata, veçmas te zgjedhja e kryeparlamentarit, sa i përket zgjidhjes që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese në vitin 2014 mund të zvarritet në pafundësi. Nga kjo situatë dilet me zgjidhje politike e jo me norma juridike. S’mund të flas se cili është autoriteti i presidentes tek subjektet politike tani, duke e pasur parasysh se ajo ka qenë tepër e lidhur me VV-në deri në fund të vitit të kaluar. Por do duhej të heqë dorë nga shetitjet dhe të merret me punët e shtëpisë. /Klankosova.tv

Të tjera
-
Bajrami i reagon Rizvanollit: Partia ta ka caktu rolin me mbrojtë mafinë energjetike, s’e ke lehtë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i thotë ministres në largim të Ekonomisë...
-
Kurti: Anëtarësim në Këshill të Evropës, Ambasadorët e QUINT: Formojeni Qeverinë
Kryeministri në dorëheqje Albin Kurti, ka pritur sot në zyrë diplomatët e pes...
-
Rusia rrit praninë ushtarake pranë Finlandës: Imazhet satelitore zbulojnë bazat e reja dhe përgatitjet për luftë
Imazhet satelitore të publikuara së fundmi nga transmetuesi suedez SVT në bas...
-
Blerta Deliu Kodra: PDK-ja nuk sheh mundësi koalicioni me Vetëvendosjen, dallimet janë thelbësore
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka shprehur qartë qëndrimin e partisë...
-
Bllokimi i rrugëve në Prishtinë s’ka të ndalur, Alban Zogaj tregon planin e ri për banorët e rrugës “Muharrem Fejza”
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe tani deputet i Kuvendit të Kosovës, A...
-
A do ta njoh PD-ja rezultatin e zgjedhjeve, Flamur Noka: JO
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka thënë se PD n...
-
Shtrenjtimi i rrymës dhe tregu i hapur, Rizvanolli kundër subvencionimit, i reagon LDK’së dhe ZRRE’së: 50 milionë me kaq lehtësi…
Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar idenë për...
-
70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
Procesi i numërimit të votave në mbarë vendin po shkon drejt fundit, ku deri ...
-
Zgjedhjet në Shqipëri, kush është kandidati më i votuar
Blendi Gonxhja, kandidati i Partisë Socialiste në listën e hapur, rezulton de...
-
Në telefon me Thaçin, Spahiu për Ramën: Po i çon mesazh Kurtit
Fotografia e Edi Ramës e publikuar nga vetë ai në rrjete sociale me njoftimin...
-
Kryesuesi i KGJK-së: Kemi prioritizuar rastet e gazetarëve, dënimet janë të ulëta
Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) tha se gjyqësor...
-
Lansohen dy shërbime të reja në platformën e-Kosova
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ...