Lajme

Ahmeti: Gjykata vërtetoi rrjetin kriminal për ndertime pa leje

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 20 April 2018

Mëngjesin e së premtes Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës duke iu shqiptua dënimi me burg e gjobë, shkruan Infoksi.com.

E këtë vendim e ka komentuar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti përmes një postimi në ‘facebook’, ka shkruar se dënimi i ish-inspektorëve dëshmon se ka ekzistuar rrjet i organizuar kriminel që ka ndihmuar zhvillimin e ndërtimeve pa leje.

-Advertisement-

I pari i Prishtinës ka shkruar gjithashtu se lartësinë e dënimeve që iu shqiptuan le ti vlerësojnë qytetarët.

Më poshtë mund të gjeni statusin e plotë të Ahmetit.

‘Një pjesë e 80 dosjeve sot gjeti epilogun. Ish inspektorët u dënuan me nga dy/tre vite burg që dëshmon se ka ekzistuar rrjet i organizuar kriminel që ka ndihmuar zhvillimin e ndërtimeve pa leje në komunën tonë e që edhe sot ka pasoja të pariparueshme. Nuk mund të flas për lartësinë e dënimeve duke respektuar ndarjen e pushteteve; ato le ti vlerësoj qytetari’/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera