Lajme

AGK-ja ngushëllon familjen e gazetarit Arben Rugova

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 19 March 2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ngushëlluar familjen e gazetarit Arben Rugova I cili vdiq në moshën 52 vjeçare.

“Ai ka punuar në sektorin e arsimit dhe të politikës në disa media si Koha Ditore, Gazeta Express, Telegrafi, Gazeta Lajmi e të tjera”.

“Rugova punonte së fundi si Zyrtar për Qasje në Dokumente Publike në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës. Për vdekjen e gazetarit Rugova, kanë njoftuar familjarët e të ndjerit në rrjetet sociale”.

-Advertisement-

AGK-ja, i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të AGK-së.

Arben Rugova ka qenë edhe zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Varrimi i tij do të bëhet të enjten, në fshatin e vendlindjen Hakaj, komuna Plavë – Mali Zi, në orën 15:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera