Agjencia e OKB-së furnizohet me karburant vetëm për ndihma, jo për ujë e spitale

Autori: Gazeta inFokus
18:02 | 15 November 2023
Rreth 23,000 litra karburant nga Egjipti iu dorëzuan Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët (UNRWA) për t’u përdorur vetëm për transportin e ndihmave nga Rafah, tha drejtori i organizatës në Gaza, Thomas White në X, transmeton Klankosova.tv.
“Sapo pranuam 23,027 litra karburant nga Egjipti (gjysmë cisterne) – por përdorimi i tij është kufizuar nga autoritetet izraelite – vetëm për transportin e ndihmave nga Rafah”, shkroi White. “Nuk ka karburant për ujë apo spitale”, raporton CNN.
“Kjo është vetëm 9% e asaj që na nevojitet çdo ditë për të mbajtur aktivitetet e shpëtimit”, shtoi ai.
Kamioni që transportonte karburantin kaloi kufirin nga Egjipti në Gaza të mërkurën në mëngjes, ka raportuar CNN. Është kamioni i parë që transporton karburant në Rripin e Gazës që kur Izraeli vendosi një bllokadë atje pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Të tjera
-
Limaj: Më pak u fol për temën kryesore, i ftova për gjetjen e zgjidhjes
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka mirëpritur takimin mes liderëve politi...
-
Kadrijaj: VV-ja po e shtrembëron aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në deklaratën e saj para mediave tha se sh...
-
Abdixhiku: Të na jepet e drejta për votë, VV-ja ka vendosur pengesë me procedurë të fshehtë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në ta...
-
Krasniqi: Kurti dhe VV-ja po duan të jetojnë në realitet alternativ edhe pas aktgjykimit të Kushtetueses
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me Albin Kurtin, ka thënë se a...
-
Abdixhiku: Kurti s’lëvizi nga pozicionet e tij, takimi ishte farsë publike
Pas mbi dy orësh diskutime, ka përfunduar takimi i kreut të VV-së, Albin Kurt...
-
Nuk ka qetësi për Vuçiqin, sërish protesta në Beograd
Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, kanë nisur të organizohen dy protesta në d...
-
IPK: Policia nuk pati ndonjë parregullësi apo sjellje të papërshtatshme gjatë ‘Vidovdanit’
Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se sot ka realizuar një opera...
-
Infektologu Mehmeti bën thirrje për ndërgjegjësim të shtuar rreth HIV-it
1 të reja me HIV/AIDS janë raportuar përgjatë periudhës janar-maj në Kosovë. ...
-
Ekskluzive: Takimi i liderëve nuk prodhon zgjidhje – Kurti ngul këmbë për Albulena Haxhiun dhe komisionin
Takimi mes liderëve të partive politike, i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Ve...
-
Ishte për pushime me familjen, 23-vjeçari nga Kosova vdes në Lezhë
Një 23-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të shtunë në Lezhë, teksa ndodh...
-
Edhe pas një ore, liderët politikë në takim për ta zgjidhur bllokadën institucionale
Tash e mbi një orë ka nisur takimi në mes liderëve të partive politike në tak...
-
Mbyllen 8 institucione shëndetësore private pa licencë
Inspektorati Shëndetësor ka mbyllur këtë javë tetë institucione shëndetësore ...