Lajme

Mbyllen 8 institucione shëndetësore private pa licencë

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 28 June 2025

Inspektorati Shëndetësor ka mbyllur këtë javë tetë institucione shëndetësore private që operonin pa licencë, në kuadër të inspektimeve të rregullta.

Përmes një postimi në Facebook, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka lavdëruar punën e Inspektoratit Shëndetësor në këtë aspekt. Sipas tij, falë punës së këtij inspektorati, po garantohet respektimi i ligjit dhe standardeve të shërbimeve shëndetësore.

“U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që ofrojnë shërbime shëndetësore të respektojnë ligjin dhe të veprojnë sipas rregullave. Shëndeti i qytetarëve nuk mund dhe nuk do të lejohet që të rrezikohet nga veprimtari të paligjshme,” thuhet në njoftim.

-Advertisement-

“Faleminderit Inspektoratit Shëndetësor dhe të gjithë inspektorëve për punën e përditshme dhe të palodhshme”, ka shkruar Vitia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera