Lajme

Agim Veliu sot qëndroj në divizionin që mori vendim ta largoj nga Kosova këshilltarin e Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 24 September 2020

Gazeta Infokus raportoi ekskluzivisht që Ministria e Agim Veliut ka marrë vendim për të refuzuar kërkesën e këshilltarit amerikan të Albin Kurtit, Tienmu Ma për të qëndruar në Kosovë.

Kësisoj Infokus sipas burimeve raportoi që amerikanit do t’i kërkohet nesër që të lëshoj Kosovën, shkruan Gazeta Infokus.

E Agim Veliu pikërisht sot ka qëndruar në Divizionin për të Huaj, Viza dhe Leje Qëndrimi, divizion ky që ka marrë vendimin.

-Advertisement-

Vet Veliu ka publikuar fotografi nga vizita, shkruan Gazeta Infokus.

“Sot vizitova Divizionin për të Huaj, Viza dhe Leje Qëndrimi për të parë për së afërmi punën e këtij divizioni, i cili funksionon në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen për aplikimet për shtetësi.

U njoftova me punën dhe procesin e aplikimit dhe u sigurova që kriteret dhe kërkesat ligjore janë dhe do të respektohen në të gjitha rastet pa dallim.

Gjatë vitit 2019 ky divizion ka shqyrtuar 6800 kërkesa për leje qëndrim dhe 1444 kërkesa për viza, ndërsa deri më tani në vitin 2020 ka shqyrtuar mbi 4000 kërkesa për leje qëndrim”, ka shkruar sot Veliu.

Kujtojmë që Veliu është një prej politikanëve me raportet më të acaruara me Vetëvendosjen dhe kryesisht Albin Kurtin.

Kjo sidomos prej kohës kur Kurti sa ishte Kryeministër e kishte shkarkuar Veliun nga posti që e ushtron edhe tash në Qeverinë Hoti, atë të ministrit të Punëve të Brendshme./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera