Agim Bahtiri të dielën nuk punon
Autori: Sylejman Sylejmani
16:46 | 25 February 2019
Të dielën bizneset e Mitrovicës nuk u lanë rehat nga inspeksioni i Komunës.
Pas një vendimi të Komunës, të gjitha ato që ishin duke punuar atë ditë, përveç kafeneve u mbyllën, shkruan Gazeta inFokus.
Disa biznese e pritën mirë, e disa të tjera u ankuan se nuk u informuan më herët nga Komuna.
Megjithatë, këtë gjë e ka mohuar në një prononcim për Gazetën inFokus, drejtori i Inspektoriatit në këtë komunë, Hysni Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se me kohë kanë qenë të njoftuara të gjitha bizneset dhe se mbyllja e tyre ndodhi pasi nuk u respektua rregullorja e nxjerrë nga Komuna.
Mirëpo, ai ka shtuar se këto biznese mund të punojnë me rotacion.
“Kjo mbetet në kuadër të shoqatave të tyre, të cilat i kanë bizneset që me u marrë vesh mes vete se kush do të kujdestarojë çdo të diele. Nëqoftëse merren vesh ndërmjet vete ne i respektojmë ata, nëse nuk merren vesh është problem. Vazhdon e njëjtë”, tha Ahmeti për inFokus.
Këtë gjë, sipas tij janë duke e bërë barnatoret e Mitrovicës.
“Kështu e kemi lënë edhe me barnatore dhe ato e kanë kujdestarinë të dielën. Në gjithë qytetin i kemi 5 barnatore që kujdestarojnë të dielën”, ka shtuar ai.

Pas takimit të bordit të Komunës, Ahmeti gjithashtu ka treguar për inFokus se edhe mega-marketeve të cilat po u lejohet puna të dielën, do t’u kufizohet orari.
Me vendimin e ri, ato do të kenë të drejtë të punojnë vetëm deri në ora 23:00.
E për të gjitha ato biznese që duan të punojnë të dielën, ai ka thënë se ato duhet ta paguajnë një taksë shtesë në Komunë.

Fat i njëjtë sikur bizneset, Ahmeti ka deklaruar se i pret edhe pompat e derivateve.
Me to aksioni do të fillojë këtë fundjavë.
“Prej javës së ardhshme do të merremi edhe me pompat e derivateve. As ato nuk do të punojnë rregullisht sikur ditët e javës, por do të punojnë me rotacion ose do ta gjejmë një mënyrë tjetër të punës së tyre”, ka theksuar ai.
Nga aksioni i së dielës u mbyllën 20 biznese, 3 mega markete, 2 barnatore, 15 bastore e 2 kazino.
Aksioni do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme. /Gazeta inFokus

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...


































