Sport

Agim Ademi zgjedhet nënpresident i KOK-ut

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 22 December 2018

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është zgjedhur nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës, shkruan GazetainFokus.

Në Asamblenë Vjetore të Punës të këtij institucioni, e cila u mbajt dje, Ademi ka fituar në garë me kryetarin e Federatës së Karatesë, Ismet Krasniqi.

Për presidentin e FFK-së votuan 39 delegatë të Asamblesë së KOK-ut, duke e zgjedhur kësisoj në pozitën e nënpresidentit të KOK-ut, pozitë e cila ka mbetur vakante pas vdekjes së ish-presidentit Fadil Vokrri. “Ju falënderoj të gjithëve për besimin e dhënë.

-Advertisement-

Kjo votë do të jetë gjithmonë vota juaj dhe do ta përdorë për të mirën e KOK-ut. Gara ishte shumë e fortë dhe përgëzoj edhe Ismet Krasniqin i cili u tregua si konkurrent shumë i fortë, por mendoj se vota juaj sot shkoi aty ku duhet, pasi kjo pozitë edhe më parë i ka takuar dhe është meritore për federatën më të madhe në Kosovë”, ka theksuar para delegatëve të KOK-ut, presidenti i FFK-së, Agim Ademi. /GazetainFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera