Sport

Agim Ademi: Do t’i lirojmë klubet nga obligimet ndaj FFK-së, do të kërkojmë fonde për t’i ndihmuar sa më shumë!

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 04 April 2020

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se Federata do të mbështetet në ndihmat nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe nga UEFA e FIFA për t’i ndihmuar klubet gjatë kësaj krize të shkaktuar nga koronavirusi.

Njëjtë si sektorët e tjera, edhe sporti ka pësuar goditje të rëndë nga përhapja e koronavirusit në botë. Pothuajse të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar përkohësisht në mënyrë që të mos rrezikohet përhapja edhe më e madhe e virusit, transmeton Gazeta Express.

Klubet e Superligës së Kosovës, fillimisht Ballkani me president Arsim Kabashin dhe Llapi i Tahir Batatinës, kërkuan që të marrin ndihmë financiare për t’i mbijetuar kësaj krize.

-Advertisement-

Ministria e Sportit, Kulturës dhe Rinisë i ka ndarë pesë milionë euro për menaxhimin e kësaj situate, përderisa FFK-ja do të synojë të marrë ndihmë edhe nga shtëpitë e futbollit, UEFA e FIFA, për këtë situatë.

Agim Ademi paralajmëron prurje të reja te Kombëtarja e Kosovës ...

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka sqaruar për të gjitha ndihmat që klubet mund t’i presin nga Federatë gjatë kohës sa zgjat kjo krizë.

“Ne jemi të hendikepuar në futboll, kështu që sigurisht që do të tentojmë t’u ndihmojmë sa më shumë klubeve të futbollit dhe sidomos futbollistët”, ka thënë Ademi në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Federata e Futbollit nuk ka fond të veçantë për këtë punë, por ju e dini se është një fond i ndarë prej pesë milionë eurosh për sport, kulturë dhe rini. Sigurisht një pjesë e atyre mjeteve do të dalin neve”.

“Ne si Federatë, në bashkëpunim me Komitetin Ekzekutiv, që një pjesë të një memorandumi që e kemi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që i bie që Federatës t’i takojnë një shumë prej diku rreth 170 mijë eurosh. Unë do të kërkoj nga Ministria që të ma mundësojë ridestimin e atyre mjeteve dhe gjithashtu ato mjete t’ua shtoj klubeve”.

“Natyrisht që do të shikojmë edhe nga fondet e UEFA-s. Deri më tani nuk ka asgjë, por sigurisht që do të mundohemi të marrin ndonjë fond edhe nga atje. Do të mundohemi t’i lehtësojmë klubet sa më shumë edhe nga obligimet që i kanë ndaj Federatës. Deri në fund të kampionatit do të mundohemi që klubet të mos ketë asnjë pagesë përveç dënimeve që i marrin, të cilat nuk falen”.

Agim Ademi i vetmi kryetar i të gjitha federatave që nuk merr pagë ...

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera