Fokus

Afro një vit nga punësimet masive të qeverisë Kurti në KEK, prokuroria ende në fazën e hetimeve

Autori: H.Smajli 10:29 | 20 February 2023

Prokuroria Themelore në Prishtinë është ende në fazë të hetimeve për konkursin e vitit të kaluar në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ku u punësuan 128 persona e shumica prej tyre ishin familjarë të zyrtarëve të KEK-ut e militantë të partisë në pushtet.

Ani pse në prill bëhen një vit prej kur u bënë këto punësime masive ky konkurs vazhdon të jetë në fazë të hetimeve në institucionet e drejtësisë.

Kështu kanë deklaruar për Gazetën Infokus, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Lauerta Ulaj, ka thënë se ky rast është ende në fazën e hetimeve dhe për shkak të procesit hetimor nuk mund të japin më shumë detaje.

-Advertisement-

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, mund t’iu njoftojmë se rasti në fjalë ndodhet në fazën e hetimeve, andaj për shkak të procesit hetimor nuk mund të japim më shumë informata lidhur me këtë çështje”, ka thënë për Infokus zëdhënësja e Prokurorisë.

Gazeta Infokus në dy vjetorin e qeverisë Kurti ka bërë një përmbledhje të punësimeve familjare e partiake të partisë në pushtet dhe del se konkursi në KEK është njëri prej skandaleve më të mëdha të punësimeve, nepotizmit, konflikt interesi e punësime të militantëve.

LEXO: Si u përmbys premtimi i Albin Kurtit “familjarët janë për dasma e ahengje”, kjo është lista me emrat e punësimeve familjare e partiake

Ky konkurs u shpall menjëherë pas një muaji kur qeveria Kurti edhe zyrtarisht filloi mandatin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit ku mori më shumë se 51% të votave nga qytetarët.

E në pushtet kjo qeveri erdhi pikërisht duke luftuar këtë metodë të punësimit të qeverive të kaluara, madje gjatë fushatës një frazë e tash kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ishte bërë virale në rrjetet sociale ku ai thoshte se familjarët janë për dasma e ahengje dhe jo për institucione.

Mirëpo si duket iu desh vetëm një muaj që ky “premtim” zgjedhor të harrohet nga pushteti.

Për më shumë lexoni hulumtimin e Gaztës Infokus, një përmbledhje e të gjitha punësimeve familjare e partiake duke u nisur nga nipi i Besnik Bislimit e deri te frizeri i Kurtit e Konjufcës./Gazeta Infokus/

LEXO: Si u përmbys premtimi i Albin Kurtit “familjarët janë për dasma e ahengje”, kjo është lista me emrat e punësimeve familjare e partiake

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera