Aeroporti i Prishtinës me trajnime të autorizuara nga IATA dhe Swiss
Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 27 July 2018
Në mënyrë që kompanitë të jenë në hap me ndryshimet e shpeshta në botën e aviacionit, që kryesisht rezultojnë si pasojë e zhvillimeve të avancuara teknologjike, është më se e nevojshme që stafi të trajnohet në përputhje me ndryshimet e arritura.
Për këtë, Qendra e Trajnimeve të kompanisë Limak që menaxhon ANP “Adem Jashari” tanimë është autorizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror – IATA për ofrimin e shërbimeve trajnuese ndaj anëtarëve tjerë të industrisë së aviacionit.
Më se nëntë kurse të ndryshme të certifikuara nga IATA ofrohen nga instruktorë të specializuar të ANP “Adem Jashari” me eksperiencë në këtë fushë ashtu që të interesuarve t’u ofrohen shërbime të kualitetit sa më të lartë. Në anën tjetër, Aeroporti i Prishtinës ofron edhe trajnim të aprovuar nga kompanitë ajrore Swiss Interntional Air Lines dhe Swiss European Air Lines.
Trajnimet mund të realizohen në hapësirat e ANP “Adem Jashari” apo edhe në lokacionin ku të interesuarit kërkojnë.
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror është një ndër organizatat më të rëndësishme të aviacionit e themeluar në vitin 1945 dhe ka për qëllim promovimin e sigurisë, besueshmërisë dhe ofrimin e shërbimeve të favorshme për të gjithë udhëtarët e trafikut ajror, duke u mbështetur në bashkëpunimin ndërmjet kompanive ajrore. Sot ajo numëron 280 kompani ajrore anëtare nga 120 vende të ndryshme të botës.
Qendra Trajnuese e ANP “Adem Jashari” momentalisht ofron më shumë se 30 kurse profesionale duke përfshirë trajnimet e rregullave të transportit për mallra të rrezikshme dhe të gjitha janë në përputhje me kërkesat e IATA, ICAO, ISAGO dhe të aprovuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë.
Të tjera
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...
-
Ekspertët thonë se zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Haziri për presidenten Osmani: E tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë ...
-
Rama tregon se po instalojnë ashensorë në banesa kolektive: Ka kërkesa që nga viti 2016
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po instalojnë ashensorë nëp...
-
Haradinaj pas vdekjes tragjike të të riut nga Prizreni: Apel për siguri dhe përgjegjësi më të lartë institucionale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas vd...
-
Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-s: Diskutuam për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes euroatlantike
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të...
-
Haradinaj me tubim madhështor në Istog: Paga minimale do të rritet në 500 euro, ajo mesatare në 1000 euro
Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konserva...
-
Abdixhiku me mesazh nga Malisheva: Ne jemi ndryshimi për Kosovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Malis...
-
“Shkatërruesit e shtetit i quajtën njerëzit e UÇK-së mercenarë”, Limaj me fjalim të fuqishëm në konventë, premton ‘Veç vepra’
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, në fjalimin e tij në konventën e mbajtur s...